• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON TRUMPIN/ Harris: Mbajti fjalimin e parë të rëndësishëm që nga humbja e zgjedhjeve
Home
Nderkombetare

SULMON TRUMPIN/ Harris: Mbajti fjalimin e parë të rëndësishëm që nga humbja e zgjedhjeve

1 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-zv.presidentja e SHBA-së Kamala Harris, bëri thirrje të mërkurën që amerikanët të ngrihen së bashku kundër Presidentit republikan Donald Trump  dhe asaj që ajo e quajti kriza më e madhe ekonomike e shkaktuar nga njeriu në historinë moderne presidenciale.

Harris i bëri këto komente në fjalimin e saj më të madh që nga largimi nga detyra, duke shënuar një lloj rikthimi politik për kandidaten presidenciale demokrate që kur humbi zgjedhjet ndaj Trumpit vitin e kaluar.

Duke folur për  100 ditët e para te presidentit te SHBA në detyrë, Harris tha se tarifat, që kanë qenë shenja dalluese të politikës ekonomike të tij po e çojnë qartë vendin drejt recesionit. Ndersa shtoi se po u sjellin dobi të pasurve duke e quajtur vizionin e tij të ngushtë dhe egoist. Harris  tha se ato politika po ndëshkojnë ata që thonë të vërtetën dhe po favorizojnë besnikët.
Ne të gjithë e dimë, Presidenti Trump, administrata e tij dhe aleatët e tyre mbështeten në idenë se frika mund të jetë ngjitëse. Ata mbështeten në idenë se nëse mund t’i bëjnë disa njerëz të frikësohen, kjo do të ketë një efekt frenues tek të tjerët. Por ajo që nuk e kanë marrë në konsideratë është se frika nuk është e vetmja gjë që është ngjitëse. Guximi është ngjitës dhe guximi i të gjithë këtyre amerikanëve më frymëzon”, u shpreh Kamala Harris, Ish-zv.presidentja e SHBA-ve.

Harris, e cila mendohet se po shqyrton mundësinë e kandidimit për guvernatore të shtetit të saj të lindjes, Kalifornisë në vitin 2026 ose një kandidim të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028, ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes që kur u largua nga Uashingtoni në janar. Të mërkurën ajo ishte e ftuar në një aktivitet të organizuar nga Emerge, një organizatë politike që rekruton dhe trajnon gra demokrate për të kandiduar për poste publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO! I dhunoi djalin, 42-vjeçarja në Berat plagos me thikë partneren e ish-bashkëshortit
Previous article "PRODA MATRIX-I TË MOS I PREKË ZGJEDHJET"/ Berisha nga Belshi: Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT