• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON RAMËN/ Meta: Qeverisjet që shfaqin tendenca autoritare, kërcënojnë lirinë. Shqipëria ka kryesinë e OSBE, duhet të…
Home
Politikë

SULMON RAMËN/ Meta: Qeverisjet që shfaqin tendenca autoritare, kërcënojnë lirinë. Shqipëria ka kryesinë e OSBE, duhet të…

1 August, 2020 Delo.autor Politikë

Në 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, Presidenti Ilir Meta thekson se parimet e tij, “janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve”.

Teksa nenvizon faktin qe Shqiperia ka Kryesinë e Radhës së OSBE-së, jep mesazhin e forte qe vendi yne “ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend”.

Postimi i Presidentit Meta:

Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Këshillat e specialistëve: Personat që kalojnë Covid-19 duhet të kryejnë vaksinën e gripit
Previous article HABIT Fatos Lubonja: Perëndimi kontribuon për tranzicionin e përhershëm në vend, kritikon Orbanin por jo Ramën dhe çfarë ndodh në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT