• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON KOMISIONIN HETIMOR TË INCENERATORËVE/ Kryemadhi: Skandal, morën vendim për të mos marrë në pyetje…
Home
Politikë

SULMON KOMISIONIN HETIMOR TË INCENERATORËVE/ Kryemadhi: Skandal, morën vendim për të mos marrë në pyetje…

16 February, 2022 s.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, ka sulmuar sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku tha se kanë marrë vendim ‘skandaloz’ për të mos marrë në pyetje komisionin që vendosi për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

Me një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se është qesharak arsyetimin për marrëveshjen me SPAK për ruajtjen e sekretit hetimor.

Sipas Kryemadhit, minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej nëse ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me SPAK. Po ashtu ajo kërkon transparencë, teksa thotë se duhet të bëhet publike marrëveshja e lidhur me SPAK.

“Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor). Minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej: A ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me SPAK? Nëse anëtarët e Komisionit kanë lidhur marrëveshje me SPAK, ku është marrëveshja??? Çfarë statusi kanë anëtarët e KOMISIONIT? A kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të informohen nga SPAK kë duhet të marrin në pyetje dhe kë jo? Analiza e veprimtarisë apo deklaratat e z. Pëllumb Abeshi, si Kryetar i Komisionit të Dhënies me Koncesion, si dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, do të zbardhnin qartazi për publikun shkeljet e rënda proceduriale, që sipas Kryeministrit Rama nuk ekzistojnë. Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun”, shkruan Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, ky Komision Hetimorë do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë apo nuk do mbajnë mend se çfarë ka ndodhur. Kryemadhi inkurajon SPAK të hetojë teksa thotë se ajo është gati të dëshmojë me fakte e prova.

“Komisioni Hetimor me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur. Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK! Inkurajoj çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim. Ndërkohë, siç e kam bërë në tre kallëzimet penale, shoqëruar me fakte, do vijoj të zbardh pa u ndalur të vërtetën si ka ndodhur, kush e ka lejuar, e kush po përfiton paratë e qytetarëve. Jam në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere”, përfundon ajo.

Ndërkohë, përtej akuzave të Kryemadhit, është njoftuar se ditën e sotme do të merren në pyetje Komisioni për dhënien e Koncesionit të Inceneratorit të Fierit, Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, Kryetari i Qarkut Elbasan Bukurosh Stafa dhe administratorë te Inceneratorit te Fierit dhe drejtues të Agjencise se Prokurimit Publik.

Ditën e djeshme, në Komisionin Hetimor për iNceneratorët u morën në pyetje Administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk Arjan Baci lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Kontrata e koncesionit me vlerë 21.6 milionë euro përfundoi në 16 dhjetor të 2021, dhe inceneratori duhet të kishte kaluar në pronësi të Bashkië së Elbasanit, por për shkak të hetimeve vijon të jetë nën sekuestron e SPAK. Lidhur me këtë cështje, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ka shpallur në kërkim biznesmenin Klodian Zoto, pronar të kompanisë “Albtek Energy” që ka në zotërim inceneratorin e Elbasanit dhe Stela Gugalljan që zotëron kompaninë “Integrated Technology Services” që ka ndërtuar inceneratorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA TERITORIALE/ Basha: Kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore vetëm në shërbim të tyre
Previous article "VENDOSNI ORËN NË ZILE"/ Deklarata e Rusisë që futi në panik ukrainasit

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT