• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON GRATË QË MBESHTESIN BASHËN/ Vokshi: Edhe një ditë sikur të kishte Sali Berisha, pas tij do shkoja
Home
Politikë

SULMON GRATË QË MBESHTESIN BASHËN/ Vokshi: Edhe një ditë sikur të kishte Sali Berisha, pas tij do shkoja

10 January, 2022 F.autor Politikë

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka sulmuar gratë deputete dhe anëtare të Kryesisë të cilat i kanë dalë në krah kryetarit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në facebook ajo thotë se sikur të kishte vetëm një ditë të fundit në politikë, do të mbështestë gjithmonë Sali Berishën, i cili sipas saj ngjall shpresë, ndërsa Lulzim Basha është një humbës.

Vokshi e cilëson si “turp” faktin që sipas saj ato kanë mbrojtur dhunën e ushtruar ndaj demokratëve me urdhër të kryedemokratit Basha.

Postimi i Albana Vokshit:

Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhimtur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambjentet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jpnë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambjente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrike, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;

– Turp për ju që cuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

– Turp për ju që tradhëtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhëtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet. E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vezëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët rë cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNDI I NJË LEGJENDE/ Fatih Terim i jep lamtumirën për herë të katërt Galatasaray-it
Previous article "DEVID NJË PLUS I MADH PËR TIRANËN"/ Shehi: Vllaznia është kundërshtari ynë për titull

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT