• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON BERISHËN/ Vjehrra e Floriana Garos: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën
Home
Politikë

SULMON BERISHËN/ Vjehrra e Floriana Garos: Mund t’i mashtrosh njerëzit disa herë por jo të gjithë njerëzit për gjithë kohën

12 December, 2021 Delo.autor Politikë

Teksa Sali Berisha prezanton dhe promovon Floriana Garon si zëdhënësen e tij, ish-prezantuesja e motit duket se nuk ka fituar së pari besimin e vjehrrës së saj.

Ndërsa Berisha e ka përzgjedhur si zëdhënësen dhe kujdestaren e vet që e shikon si i ka flokët, si i ri xhaketa apo a ka mbërthyer kopsat e këmishës, vjehrra e Florianës, Lumturi Ratkoceri, vijon të kritikojë aktivitetin politik të ish kryeministrit.

Duke u ndalur te Kuvendi Kombëtar i Berishës ku foli edhe nusja e djalit të saj, Ratkoceri sjell në vëmendje një shprehje të Abraham Lincoln.

“Ju mund të mashtroni disa nga njerëzit gjatë gjithë kohës, dhe të gjithë njerëzit disa herë, por nuk mund t’i mashtroni të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”, nënvizon ajo.

Më herët Ratkoceri ka bërë edhe kritika të tjera duke dalë kundër rikthimit të Berishës:

Sali Berisha!!!

Ka muaj qe emri i tij eshte bere kryefjala e çdo portali dhe simpatizuesi te PD.

Eshte per t’u habitur se si njerez me mend ne koke dhe jo naive jane aq te verbuar nga emocjonet dhe nuk duan te shohin realitetin ne sy. Dhe ky fenomen behet me i rende duke patur parasysh qe manipulimin e trurit nepermjet emisjoneve politike apo portaleve, te gjithe tashme e kane jetuar dhe perjetuar edhe para 40- 50 vjetesh. Po flas per brezin qe njohu kohen e Enverit dhe tashme vazhdon ta lejoje veten te manipulohet, megjithese faktet i ka para syve dhe jane uleritese.

Berisha eshte pergjegjesi kryesor per  shkaterrimin e bazave te shtetit dhe qe na ka kthyer ne nje republike “ bananesh”.

Fillojme me fakte 1992-1997 :

-Shkaterrimi i te drejtes se prones :

1- Vendimi i pare i qeverise Berisha 1 ishte zbatimi i ligjit 7501 qe Ramiz Alija e krijoi me qellim. Berisha jo vetem nuk e anulloi po e vuri ne zbatim duke shkaterruar keshtu nje nga bazat e shtetit : pronen. Vendim qe lejoi abuzimet me te medha dhe ku perfituesit direkte ishin bijte e komunistave

2- Nepermjet Gramoz Pashkos nxiti shkaterrimin e çdo arritjeje ne bujqesi me parrullen «  shkaterroni çdo gje te vjeter se Amerika do na sjelli çekun e bardhe « . Dhe fshataret shkaterruan me duart e tyre kanalet ujitese dhe vaditese, prene pemet frutore, shkaterruan taracat me ullinj. Nje vetesabotim dhe veteshkaterrim i paprecedent.

3- Nuk lejoi ne asnje menyre dhe sabotoi ligjin e lustracionit duke i hapur rrugen qellimisht marrjes se pushtetit nga bijte e komunisteve, spiuneve, xhelateve. Nje pjese te tyre ju hapi portat e partise dhe i vuri ne pozita kyçe. Te tjereve ju dha mundesine te ricikoheshin ne partine socialiste

3- Nepermjet firmave piramidale çoi ne falimentimin dhe varferimin e skajshem te popullit. Mos harroni ishte Berisha qe garantoi popullin qe firmat ishin te sigurta dhe mund te investonin.

4- Eshte shkaktari kryesor i luftes vellavrasese te 1997, ku u perpoq me te gjitha forcat te krijonte ndarjen dhe urrejtjen veri-jug

Eshte pikerisht ne kete periudhe gjithashtu qe :

1- Lejoi kontrabanden me Malin e Zi , ne luften e Kosoves

2- E futi Shqiperine ne “ konferencen Islamike” si dhe lejoi strehimin e islamisteve radikale ne Shqiperi

3- Lejoi qe drejtimin e Kishes autoqefale shqiptare ta merrte nje antishqiptar ne shpirt dhe jo shqiptar  Janullatosi

4- Beri marreveshjet me te demshme per shqiptaret  dhe te drejtat e tyre ne shtetin grek. Ai jo vetem beri pronare greket qe jetonin ne Shqiperi duke ju dhene falas pronat e shqiptareve dhe te drejten e shkollimit ne gjuhen greke, pa asnje kunderparti. Pronat e shqiptareve te Çamerise do te vazhdonin te mbeteshin te tjetersuara dhe 1 milion  shqiptaret e Greqise nuk do te kishin te drejte te kishin shkolla ne gjuhen shqipe deri kur Shqiperia te hynte ne BE

Keto bema te Berishes i perkasin vetem periudhes se pare te sundimit te tij.

Sa per periudhen 2005-2013, eshte akoma e fresket qe te harrohet. Edhe nese duam skandalet e Gerdecit, Ilir Metes, vrasjet ne bulevard, vjedhjet, abuzimet, arroganca, shkaterrimi i sistemi arsimor ( me hapjen e shkollave private) shkaterrimi i sistemi shendetesor, shkaterrimi i sistemit juridik ku kercenoi ne menyre te qarte te gjithe qe guxuan te fillonin hetimet ndaj gjemave qe ai dhe familjaret e tij shkaktuan, ku prokurorja e republikes u quajt “lavire bulevardi”, jane akoma te gjalla ne kujtesen e secilit prej nesh.

Sot nuk eshte nje konflikt midis sovranisteve dhe pro amerikaneve. Sot konflikti eshte midis klases se korruptuar qe jane bere si nje trup i vetem: Berisha-Rama-Meta-Basha e … dhe popullit shqiptar, te vuajtur , tradhetuar, shfytezuar prej tyre.

SHBA eshte ketu per te na ndihmuar ne kete lufte qe eshte e qarte nuk jemi te zotet qe ta fitojme vete. Kemi 30 vite qe perpiqemi dhe do kalonin edhe 30 te tjera pa rezultat.

Kjo nuk eshte nje lufte kunder Berishes, po kunder te gjithe klanit. Po fillon me Berishen dhe do vazhdoje me te gjithe te tjeret Meten, Bashen dhe do perfundoje me Ramen dhe te gjithe klanet e tyre.

Propaganda, se po paguan haraçin e patriotizmit, apo se Sorosi, Rama ja kane pergatitur eshte thjesht per te manipuluar ata qe besuan se po sillte pluralizmin ne Shqiperi, apo ata qe besojne se eshte lufte kunder PD per te favorizuar Ramen.

Jo, SHBA eshte ketu per te na ndihmuar siç e ka bere gjithmone ne momentet me kyçe te historise sone, ku e ardhmja jone si komb ishte ne rrezik. Sot perseri jemi ne rrezik. Korrupsjoni dhe tradhetia e politikaneve tane, kane bere qe vendi te braktiset dhe boshatiset.

Falemnderit SHBA!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I MADRIDIT/ Super asist nga Vinicius, Benzema ndëshkon Atletion me një goditje fluturimthi (VIDEO)
Previous article HISTORIKE/ Dua Lipa thyen rekord me albumin "Future Nostalgia"

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT