• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON BASHËN/ Besnik Mustafaj: Ai është politikan pa shtyllë kurrizore, se meriton të jetë në krye të PD
Home
Politikë

SULMON BASHËN/ Besnik Mustafaj: Ai është politikan pa shtyllë kurrizore, se meriton të jetë në krye të PD

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

Besnik Mustafaj, në një koment të publikuar te gazeta Panorama, shkruan se Kuvendi i 18 dhjetorit është një strukturë pa themele, që do shembet.

Në shkrimin e tij, ai thotë se Lulzim Basha është një politikan pa shtyllë kurrizore.

“Është shtruar shumë shpesh gjatë këtyre tre muajve pyetja nëse do të ishte shfaqur “Foltorja” sikur Basha të mos e përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar demokrat.

Në vlerësimin tim kjo pyetje nuk ka më asnjë vlerë qysh nga momenti kur fenomeni “Foltore” ishte tashmë një fakt politik, që mori menjëherë jo vetëm vëmendjen e demokratëve, por të mbarë opinionit  publik.

Sepse politika e vërtetë, ajo që është në dobi të interesit publik ndërtohet vetëm duke u mbështetur mbi faktet. Kurrë mbi hipotezat, të cilat nuk përbëjnë realitet. Berisha duket se e kishte mirë parasysh këtë parim universal,” shkruan Mustafaj.

“Një inkuadrim i qartë i hallit të tij nga ai vetë do të kishte rëndësi jetike për fatin e “Foltores”, të cilën ai, me sa duket, e kishte tashmë ndër mend.

Në radhë të parë ne, demokratët, duhej ta shihnim dhe të siguroheshin se ai nuk po përpiqej të na manipulonte duke na përdorur “si mburojë për veten e tij”. Këtë gjë u duk në fillim se e kishte kuptuar drejt edhe Basha.

Në daljen e tij publike për të njoftuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat, ai u kujdes ta nënvizonte si vlerë të personalitetit të Berishës zgjedhjen e tij për ta mbajtur Partinë Demokratike jashtë përplasjes së vet me DASH.

Rrjedhimisht, kthesa që mori ai më pas, duke e akuzuar Berishën pikërisht për të kundërtën, përbën një tjetër shembull domethënës të inkoherencës së rëndë, që e ka shoqëruar atë në gjithë veprimtarinë politike.

Sikur asnjë dobësi tjetër të mos kishte, mjafton inkoherenca për të treguar se Lulzim Basha nuk e ka vendin në krye të Partisë Demokratike. Nuk mund të ngjallë kurrë besimin e shumicës së shoqërisë një burrë me një paqëndrueshmëri të tillë, i cili mohon vetveten nga një ditë në tjetrën.

Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore,” shkruan Mustafaj.

Më pas në analizën e tij, Mustafaj ndalet gjatë te humbja e sovranitetit të Partisë Demokratike.

“Kjo dobësi doli qartë në pah në fjalën publike të Lulzim Bashës kur njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Aty ai pohon shprehimisht se është i bindur në pafajësinë e Berishës. Domethënë se ai vendimin e kishte marrë jashtë bindjeve të veta.

Ndërkohë, ai nuk i kishte dhënë vetes mundësinë që përgjegjësinë ta ndante me strukturat drejtuese të partisë. Do ta mbante vetë të gjithën. Por kjo çështje është tjetër. Kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, alternativë e pushtetit, ai vetë kandidat për kryeministër, një vendim të tillë, që do ta trondiste partinë me rrënjë e me degë, e merr jashtë bindjeve të veta.

Duke arsyetuar politikisht, madje edhe përtej lidhjes që kishte ky vendim me atë vetë, Berisha nuk e pati të vështirë të arrinte në përfundimin politik se Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, kishte humbur sovranitetin. Dhe, qysh në foltoren e parë shpalli se kjo lëvizje kishte për qëllim madhor t’i kthente Partisë Demokratike sovranitetin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Partia Demokratike po ndryshon emrin dhe do quhet: “Vetëfundosja”
Previous article FRIKË NGA KARTELET/ Ushtria meksikane zbarkon në plazhe, të armatosur ruajnë sigurinë për pushuesit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT