• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON ASHPËR YURI KIM/ Berisha: Sikur është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane
Home
Politikë

SULMON ASHPËR YURI KIM/ Berisha: Sikur është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

22 January, 2022 Delo.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim. Në një takim me disa qytetarë në Rrëshen, Berisha ngriti pikëpyetjet e tij, nëse konstatimet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, janë përkthyer në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë.

Për Berishën, kjo nuk ndodh, madje ka akuzuar diplomaten amerikane Yuri Kim si “përfaqësuese të Edi Ramës”.

“Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane”, theksoi Berisha. Pjesë nga fjala e Berishës në Rrëshen: Shqipëria është në një agresion të krimit sa kurrë ndonjë herë më parë. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përveçse inteligjent kanë probleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan.

Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri? Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin. Ballkani i hapur si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, e automatikisht është influencë ruse në rajon.

Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj.
DASH deklaron se është i dëmshëm kështu siç është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit? Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NË FILM AKSION/ Shqiptarët çajnë postbllokun por i lë në baltë makina dhe kapen nga policia me drogë e euro
Previous article ÇDO GJË E VESHUR NGA BORA/ Pamjet mahnitëse nga Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT