Ish-Presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulizm Basha, për të cilin u shpreh se ëhstë kthyer në një personazh barcoletash.
Ai u shpreh në Syri Tv se situata në PD ka degraduar dhe kjo parti është në situatën më kritike të saj, por nga ana tjetër PD është edhe në pozitën më të mirë opozitare historike./
“Situata në PD ka degraduar. PD nga njëra anë është në situatë kritike, nga ana tjetër është në pozitën më të mirë opozitare historike. Kuvendi Kombëtar do të mbledhë shumicën e anëtarëve të PD-së. Do jetë hera e parë që do të ushtrohet vota e drejtpërdrejtë në demokraci.
Basha ka mbërritur në një pikë që është për të ardhur keq. Basha është kthyer në subjekt barceletash. Këtë gjë PD nuk e meritonte. Basha do kishte bërë mirë që të ikte me kohë, që të ruante së paku imazhin e tij, të mos prekte imazhi fundin e vet, më së paku”, u shpreh Nishani.