Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe debatet në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shigjeton ambasadorët e SHBA, BE-së dhe Britanisë, për të cilët thotë se sa vjen dhe iu ka më pak peshë fjala.
Postimi i plote i Manjanit:
Pa peshë…
Jam kurioz këto ambasadorët që bëjnë si negociatorë për disa rrjeshta ligj zgjedhjesh, me çfarë i kërcënojnë palët këto kohë?!
Zonja e Amerikës duhet të ndalë dhunën në vendin e vet ai fillim.
Presidenti i vendit të saj jeton në tunelin e sigurisë. Te jetë duke menduar për reformën tonë zgjedhore thua?!
Qesharake, apo jo?!
Zotëria i BE-së, që bën sikur po na hap rrugën për në orgazatën që përfaqëson, sheh që vetëm po na shtohen kushtet.
E mori detyrën kur kishin vetëm 5 prioritete, pastaj na u bënë 9 kushte sot janë 15. Më duket se u shtua dhe halli i drogës, pra u bënë 16.
Lëvizja e lirë e paralizuar. Një dreq e di se kur rivendoset… Soreca nuk e di, sigurisht.
Pra përfaqësuesi i BE nuk kërcënon më me asgjë në emër të BE-së. Kjo e fundit vetëm na largohet. Ndërkohë BE në vetvete kërcënohet më shumë se kurrë më parë nga vetshpërbërja.
Zotëria nga Britania, nuk është as Amerikë e as Europë. Thjesht Britani.
Pa lidhje me këtë vend.
Ndaj kuriozohem të kuptoj se çfarë thonë, që i bëjnë ata ende “të rëndësishëm”?!
Ç’mesazhe japin këto kohë kur faktet e ngjarjet ulërasin çdo ditë nga vendet që ato përfaqësojnë?!
Pesha e fjalëve të tyre është më e lehta që ka qenë ndonjëherë. Jo era, por thjesht fryma i largon fjalët e tyre…
E të mendosh që “ustallarët” tanë të pushtetit do iu bindet fjalëve të tyre, është naivitet… Jo sot, po asnjëherë nuk ka qenë kështu.
Po kur thonë “na kanë thënë aleatët”… hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha
Aleatët që sdinë ku kanë kokën e vet.
Nejse, sa më takon vetëm më forcohet bindja se problemet tona do ti zgjidhim vetëm ne vetë. Kur i djallosim, tregon se bashkëjetojmë me djallin dhe ambasadorët nuk kanë asgjë në dorë të na e heqin.
Kështu ka qenë gjithmonë…
Këtë radhë është më e dukshme.