Ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vazhdimisht së fundmi ka sulmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin ka pasur edhe më herët përplasje personale.
Përmes një njoftimi në Twitter, Grenell e konsideron Kurtin si anti-amerikan, teksa shton se ai do të jetë edhe kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, shkruan Grenell në postim.
Më herët, Grennel e quajti Albin Kurtin “majtist anti-amerikan”, i cili sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.
“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.
“Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka thënë Richard Grenell.