• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMOI USHTARËT E KFOR-IT/ Serbi dënohet me 8 muaj burg e 10 mijë euro gjobë
Home
Rajon

SULMOI USHTARËT E KFOR-IT/ Serbi dënohet me 8 muaj burg e 10 mijë euro gjobë

16 October, 2024 s.autor Rajon

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën me tetë muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, një pjesëtar të komunitetit serb, nën akuzat për përfshirje në sulmet e dhunshme kundër forcave paqeruajtëse të NATO-s në fund të majit të vitit të kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë tha se i akuzuari Lazar Dejanoviç, “arriti marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë” lidhur me veprat penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Akuza ndaj tij u bë publike një ditë më parë dhe sipas saj “i pandehuri me datën 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.Mbi 90 pjesëtarë të forcave të KFOR-it u plagosën me 29 maj në sulmin e protestuesve serbë që po kundërshtonin dërgimin e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave veriore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç dhe Mitrovicë e Veriut, pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit 2023, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Deri tani dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me trazirat e dhunshme të 29 majit të vitit të kaluar, por një pjesë e tyre po mbrohen në gjendje të lirë.

Në qershor një gjykatë në Prishtinë dënoi me 15 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh një pjesëtar të komunitetit serb për përfshirje në atë sulm.

Forcat paqeruajtëse dhe diplomatët perëndimorë i kanë cilësuar të papranueshme sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe kanë bërë thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI MES TË RINJVE NË VLORË/ Plagoset me thikë njëri prej tyre
Previous article DHUNUAN KLEA PRENGËN DY MUAJ MË PARË/ Dorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

s.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT