• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMOI TURISTËT SPANJOLLË/ Zëri i Amerikës: 1 vit burg për Mihal Kokëdhimën
Home
Breaking News

SULMOI TURISTËT SPANJOLLË/ Zëri i Amerikës: 1 vit burg për Mihal Kokëdhimën

17 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Faktit në Vlorë dënoi të martën me një vit burg Mihal Kokëdhimën, i cili u gjet fajtor për dhunën ndaj një grupi turistësh të huaj dhe shoqëruesve shqiptarë.

Kokëdhima ishte akuzuar nga Prokuroia e Vlorës për tre vepra penale “shkatërrim të pronës”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “kanosje” dhe ndodhet në paraburgimin e Vlorës. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë Mihal Kokëdhima do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, ku do të përllogaritet edhe paraburgimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Incidenti me një familje turistësh nga Spanja dhe shoqëruesit shqiptarë ndodhi mesin e muajit gusht në Bar Restorant “Panorma”, në Porto Palermo, një zonë turistike në rivierën shqiptare. Sipas dëshmive në polici, familja spanjolle dhe shoqëruesit shqiptarë reduktuan porosinë për ushqim gjatë drekës në restorant, por u përballën me reagimin e dhunshëm të pronarit. Incidenti u shkallëzua kur grupi i turistëve dhe shoqëruesit shqiptarë u futën në makinë për t’u larguar pa kryer pagesën e faturës dhe pronari Kokëdhima u var në pjesën e përparme te makinës duke goditur xhamin me grushta dhe duke e thyer, ndërkohë që automjeti përshkoi rreth 3 km, nga Porto Palermo në Qeparo. Ndërhyrja e Policisë së Sarandës ka shuar incidentin i cili u regjistrua nga brenda makinës në një video që u publikua në rrjetet sociale duke shkaktuar regime të forta në Shqipëri dhe më gjerë.

Pas incidentit autoritetet thanë se Bar Restorant “Panorma” ishte ndërtuar pa leje në zonën buzë detit dhe Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ndërhyri duke e rrafshuar objektin. Ndërhyrja e autoriteteve ngjalli reagime për bazën ligjore të ndjekur në prishjen e objektit që ndodhej në proces legalizimi, por edhe pikëpyetje për një seri institucionesh përgjegjëse që nuk kishin vepruar më parë për prishjen e ndërtimit pa leje që funksiononte prej shumë vitesh si njësi biznesi. /Voa/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FORCAT E ARMATOSURA NË VENDNGJARJE NJË ORË NË VENDNGJARJE PASI U DHA KUSHTRIMI”/ Xhaçka: Ekipet tona kanë shpëtuar 38 persona
Previous article SKANDALI/ Dhuna në Peqin, i përfshirë edhe djali i drejtorit të klubit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FATMIR MEDIU PARAQITET NË GJKKO/ Mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit Aktualitet

FATMIR MEDIU PARAQITET NË GJKKO/ Mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT