Shqipëria ka shpallur “non grata” eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.
Vendimi është njoftuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ajo ka qenë paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku ka dhënë disa deklarata fyese për shqiptarët.
Theocarus ka lëshuar deklarata raciste disa ditë më parë duke ngritur edhe pretendime territoriale.


