Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i bashkisë Durrës, Arbri Braho.
Shkarkimin e ka firmosur Emirjana Sako, kryetarja e komanduar. Vendimi është marrë dje dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.
Më herët, Braho lëshoi akuza të ashpra ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai akuzon drejtuesit aktualë të bashkësisë se marrin urdhra nga Dako.
Braho mbante pozicionin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës që prej vitit 2013.


