Jemi mesuar qe ta shohim Ylli Manjanin te shprehet vetem kunder ish ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, gje qe e ka bere dhe kur ishin ne te njejtin kabinet qeveritar.
Por ai sot ka befasuar me deklaratat e tij te papritura, duke marre ne mbrojtje njeriun me te sulmuar prej tij, pas Rames..
Keshtu anëtari i kryesisë së LSI, ish-ministër i Drejtësisë Ylli Manjani me qendrimin e tij ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili sot dorëzoi mandatin i ka habitur te gjithe.
Manjani e ka cilësuar si dinjitoz qendrimin sot të Tahirit.
“Nuk më intereson fare ka apo jo konspiracion politik! Qendrimi i sotëm i Sajmirit ishte dinjitoz! Pikë!
Meriton respekt, qoftë dhe për kaq!” shkruan Manjani në reagimin e tij.
Kujtojmë se në fjalën e tij, Tahiri sulmoi ashpër Monika Kryemadhin e Ilir Metën duke thënë se “s’ka ujë të shenjtë që i lan”.


