• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMOHET NGA DY QENË PITBULL/ I moshuari nga Durrësi dërgohet me urgjencë në spital
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMOHET NGA DY QENË PITBULL/ I moshuari nga Durrësi dërgohet me urgjencë në spital

2 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar është sulmuar nga dy qen të racës “Pitbull”, duke përfunduar në spital.

Policia bën me dije se pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., 84 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.
Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar ne spitalin e Durresit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.
Qentë endacakë dhe jo vetëm, bëhen shpesh shqetësim për qytetarët, që duhet të përballen me frikën e sulmeve të papritura.

Më parë, pre e sulmeve nga qentë kanë rënë edhe fëmijët. Një 10-vjeçar u kafshua në vitin 2021 në mënyrë makabre nga një qen endacak. Ai ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e Tiranës, kur një qen agresiv e sulmoi papritur. Një tjetër u sulmua në rrugën “Llambi Bonata”, nga një qen, të cilin pronari e kishte lënë të lirë.

Problem mbetet braktisja ose mungesa e ruajtjes së qenve të rracave të rrezikshme nga pronarët e tyre. Çdo muaj, në bashkitë e vendeve, sidomos në kryeqytet, ka denoncime nga qytetarët, për qentë e braktisur në rrugë të rracat agresive si pitbull, rottweiler, doberman etj, të cilët cilësohen si të rrezikshëm./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I TUFËS/ Balla: Ka ende ngjarje të pazbardhura! S’mund të harrohen nëse autorët...
Previous article LUFTA/ Shefi i Shtabit të Izraelit premtoi furnizimin e spitaleve në Gaza me karburant, Netanyahy nuk e miraton

s.autor

Postime të ngjashme

"U SHTRIVA MES PLUMBAVE"/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur Aktualitet

"U SHTRIVA MES PLUMBAVE"/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

"ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time... Aktualitet

"ÇFARË MË THA PARA KRIMIT"/ Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time...

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT