• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI QË TRONDITI BOTËN/ 50 vjetori i pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë
Home
Europë

SULMI QË TRONDITI BOTËN/ 50 vjetori i pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë

27 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Pesëdhjetë vjet më parë, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm tronditi botën duke pushtuar aleaten e tij komuniste, Çekosllovakinë. Por, në Moskë, pushtimi sovjetik nxiti gjithashtu një protestë që do të bëhej një moment i rëndësishëm për të drejtat e njeriut në Rusi dhe në lëvizjen pro-demokracisë.

Në gusht të vitit 1968, tanket sovjetike sulmuan Çekosllovakinë komuniste.

Qeveria sovjetike i siguroi qytetarët e saj se trupat ishin atje për të ofruar “ndihmë miqësore”. Por pushtimi shkaktoi dëshpërim mes aktivistëve rusë pro-demokracisë, të cilët, me goditjen në Pragë, panë një nxitës për represion të mëtejshëm në vend.

“Kishte shpresë se Çekia do të fillonte disa reforma të cilat do të ndihmonin jo vetëm çekët por edhe ne në Rusi, në se do të zbatoheshin”.

Pavel Litvinov, atëherë një fizikant 28-vjeçar, ishte një nga tetë rusë të cilët fshehurazi u drejtuan tek Sheshi i Kuq në Moskë për të shprehur mbështetjen për shokët e tyre çekë dhe sllovakë. Ndërsa ora e Kremlinit shënoi 12, ata shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Për Lirinë Tuaj dhe Tonën”

Demonstrata zgjati vetëm pak minuta para se të ata të rriheshin dhe të ndaloheshin nga policia.

“Nuk kisha asnjë dyshim, dhe prisja shtatë vjet kamp pune si shumë nga miqtë e mi për të ashtuquajturën” propagandë anti-sovjetike”, thotë zoti Litvinov.

Litvinov u dënua me pesë vjet punë të detyruar në një kamp minierash siberiane. Ai më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara. Demonstruesit e tjerë u përballën me një fat të ngjashëm ose u shtruan në reparte psikiatrike sovjetike. Por ai ishte një moment përcaktues për lëvizjen disidente dhe pro-demokracisë që do të vinte.

“Njerëzit jo më kot shkuan në burg apo në mërgim. Ai nuk ishte thjesht një demonstrim i vetëm që të gjithë e harruan shpejt. Ajo rezonoi shumë”, thotë Ksenia Sakharnove, drejtore e dokumentarit “5 minuta liri”.

Megjithatë, sot, anketat tregojnë se pothuajse gjysma e të gjithë rusëve nuk janë në dijeni të pushtimit të vitit 1968 – dhe aq më pak për protestën në Sheshin e Kuq që pasoi.

“Njerëzit 35 vjeç apo më të rinj nuk dinë asgjë për këto ngjarje. Por ajo ka rëndësi ndërkombëtare. Që nga ai moment, Bashkimi Sovjetik filloi të zhdukej dhe njerëzit filluan të bëheshin më të lirë”, thotë 19 vjeçarja Alisa.

Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më prej kohësh, por presioni i shtetit ndaj opozitës dhe kritikëve të qeverisë në Rusi nuk është gjë e së kaluarës.

Në luftën aktuale të Kremlinit në Ukrainë dhe kufizimin e lirive politike, anëtarët e familjeve të demonstruesve të Sheshit të Kuq shohin ngjashmëri me atë që ndodhi në vitin 1968.

“Nëse atëherë historia ishte se si Çekosllovakia kishte liritë dhe i humbi nën tanke, sot historia është se si rusët fituan lirinë dhe më pas e humbën … ose po e humbasin. Dhe përsëri ka tanke – jo në Sheshin e Kuq, ata janë tani në Ukrainë dhe në Krime”,thotë Yaroslav Gorbanevsky, djali i protestueses Natalya Gorbanevskaya.

Në një ceremoni për të shënuar protestën e vitit 1968 në Sheshin e Kuq, Litvinov bëri thirrje për lirimin e të burgosurve të sotëm politikë, ndërsa policia ndërhyri ndaj dy demonstruesve.

Një kujtesë se sot, 50 vjet më vonë, ka më shumë kufizime, sesa liritë, që përcaktojnë kohën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E SENATORIT TË SHBA/ McCain nderohet me ceremoni në Arizona dhe Uashington
Previous article "NË RRESHT PËR NJË"/ Deputetja e LSI "entuziaste": 600 të rinjtë e trajnuar në Jalë janë gati për luftë me Ramën

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT