• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË VENEZUELË/ CBS News: Presidenti Maduro u arrestua nga njësia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’
Home
Nderkombetare

SULMI NË VENEZUELË/ CBS News: Presidenti Maduro u arrestua nga njësia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’

3 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarë të SHBA-së, kanë deklaruar se Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar të shtunën nga anëtarë të njësisë elitare Delta Force, njësia më e specializuar e ushtrisë amerikane.

Njësia e njohur Delta Force ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan CBS News.

Ministri venezuelan i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, njoftoi në një video të publikuar në rrjetet sociale mobilizimin e forcave ushtarake në të gjithë vendin, pas sulmeve të ushtrisë amerikane.

Ministri i mbrojtjes bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë “agresionit më të keq” kundër Venezuelës. Ai deklaroi se të gjitha forcat e armatosura do të vendoseshin në terren sipas “urdhrave të Maduros”, por nuk përmendi kapjen e supozuar të presidentit.

“Na kanë sulmuar, por nuk do të na mundin,” tha ai, duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet, dhe paralajmëroi kundër anarshisë dhe çrregullsisë, duke shtuar: “të mos biem pre e panikut që armiku kërkon të instaloje.”

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke përfshirë bazat ushtarake në vend. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orën 2 të mëngjesit sipas orës lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe vende të tjera në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Aksioni ushtarak u urdhërua nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili në javët e fundit kishte ngritur mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, ishin “të numëruara”, pasi vendosi një flotë anijesh luftarake në Karaibe.

Përmes një reagimi Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË AGIM I RI PËR VENEZUELËN"/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Maduro do të mbajë përgjegjësi për krimet e tij
Previous article "E NXORRËM JASHTË VENDIT..."/ Trump për sulmet në Venezuelë: Kemi kapur Maduron dhe gruan e tij

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT