• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NDAJ TOP CHANEL/ Hoxha: Jo të gjithë kanë mundësi financiare për atë lloj atentati, pistat janë…
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMI NDAJ TOP CHANEL/ Hoxha: Jo të gjithë kanë mundësi financiare për atë lloj atentati, pistat janë…

27 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sulmin me armë ndaj televizionit Top Channel, duke zbuluar detaje të reja për nga mënyra e organizimit të këtij atentati, siç e quan ai.

Hoxha tha se autorët kanë qenë të paktën tre, ndërsa drejt godinës është qëlluar me dy automatikë njëkohësisht. Sipas gazetarit, ky lloj atentati është i kushtueshëm financiarisht dhe jo të gjithë kanë mundësi ta përballojnë atë.

Hoxha tha më tej se janë disa pista ku është fokusuar prokuroria, ndër to edhe ajo e gjyqit me pronarët pak muaj më parë, por që sipas tij nuk ka shumë baza.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha në emisionin “TPZ”:

Jo të gjithë kanë mundësi financiare të përballojnë atentate. Mjeti që është përdorur, është grabitur në Londër, mjeti i targave i përkiste një kameramani të Top Channel, ai e ka shitur para një vit e gjysmë, më pas është shitur sërish. Dhe janë denoncuar targat e vjedhura para një muaji. Nuk është goditur pjesa nga është roja i parë, por është goditur dera nga krahu i majtë. Fuoristrada është afruar aty, ka ulur shpejtësinë dhe menjëherë dy persona kanë qëlluar në drejtim të Top Channel. Në momentin që ata qëllojnë goditet gardhi rrethues, ato tubat, nuk ishin hekuri, ishin alumini se predhat kanë depërtuar tejpërtej. Kanë hyrë në katin e dytë të Top-it. Pal Kola është njeriu më i pafajshëm në këtë histori. Nuk ka qenë ai objektivi nga të shtënat. Këmisha e plumbit është dëmtuar dhe kur ka hyrë në trup ka shkaktuar hemoragji. Të shtënat janë jo më shumë se dy sekonda. Është përpjekur të ecë në drejtim të rojes tjetër. Aty e kanë lënë fuqitë dhe ka rënë në tokë. Roja nuk përbënte asnjë rrezik për autorët. Jo vetëm ky por edhe tjetri.

A kanë patur ata interes të godasin gazetarë apo staf të Top Channel, në zonën që ndodhet ke 100 mënyra për ta bërë atë. E thotë dhe vetë Top Channel, asnjë nga stafi s’ka qenë objektiv. Pra ne sot, nuk ka asnjë lloj identikiti të autorëve të krimit, janë të paktën tre veta. Nuk ka asnjë pistë dhe nuk dihet se kush qëndron pas këtij atentati. Kë kërcënuan? Sulme të tilla edhe në të kaluarën, u dogj Koha Jonë nuk u zbulua por ne e dimë që e dogji shërbimi sekret i shtetit. Është sulmi që iu bë në 14 shtator RTSH-së. Ngjarjet e tjera janë ngjarje që kanë goditur më shumë gazetarë. Edhe ngjarja e Elvi Fundos është pa autor, edhe ngjarja para dy muajve. Prokuroria është munduar të gjejë nga ka ardhur kjo gjë, që nga gjykimi pak muaj më parë, për shitjen. Ishte bërë një tentativë për të shitur në rast se gjykata do ia jepte atyre. Një nga pistat, por sot është folur edhe për Big Brotherin që ndodhet aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SILVINJO E NIS ME HUMBJE/ Kombëtarja mposhtet nga Polonia në ndeshjen e parë të eliminatoreve
Previous article SULMI/ Detajet e REJA: Një person eci më këmbë drejt TCH dhe njoftoi atentatorët, dy prej tyre hapën zjarr…

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT