• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NDAJ KREUT TË ONM/ Arsyet e një ndjese të papritur nga Sali Berisha
Home
Politikë

SULMI NDAJ KREUT TË ONM/ Arsyet e një ndjese të papritur nga Sali Berisha

23 December, 2020 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Ndjesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me sulmin ndaj kreut të ONM-së dhe njëkohësisht kreut të Drejtorisë për Ballkanit në BE, Genoveva Ruiz Calavera, nuk pati një jehonë të madhe në opinion përveç ripublikimit të statusit të vetë Berishës në rrjetet sociale.

Ish-kreu i qeverisë, u tërhoq nga sulmi i Calavera-s pas një qëndrimi të fortë të komisionerit të BE-së për Integrimit, Oliver Varhelyi, i cili mbrojti fort vartësen e tij.

Megjithatë, sulmi ndaj shefes së OMN-së nuk duket se ishte i rastësishëm dhe thjesht një nxitim. Pasi edhe kreu i LSI-së Monika Kryemadhi, ka sulmuar thuajse paralelisht me Berishën shefen e OMN-së, duke e akuzuar se merr një rrogë të madhe, ndërkohë që ata para mund t’u jepen shqiptarëve.

Ndjesa e Berishës, duket se ka ardhur qartësisht e detyruar pas ndonjë presioni që BE apo edhe PPE (Partive Popuillore Europian ku aderon PD) mund të ketë kritikuar krerët e PD-së e veçanërisht Bashën, i cili po ecën “në tel” duke u munduar të mos përplaset me ndërkombëtarët.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet në këtë rast është se sulmi i Berishës ndaj zyrtares së lartë të BE-së, nuk është aspak një “rrufe në qiell të pastër”. Ka vite që qarqet e PD-së, por edhe ata të LSI-së sulmojnë si zyrtarisht si me spond zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në kohën e miratimit të reformës në drejtësi, PD sulmoi egërsisht ambasadoren e atëhershme të BE-së, kroaten Romana Vlahutin si “njeri i Ramës”. Madje shkuan edhe më tej duke e akuzuar për korrupsion, kur në fakt nuk kishte asnjë fakt të tillë.

BE bleu një vilë në zonën rezidenciale të Tiranës për ta përdorur si banesë dhe rezidencë të ambasadorit të Bashkimit Europian. Dhe me ikjen e Vlahutin, ajo vilë edhe sot është në shërbim të BE-së, që është një entitet shumë i fuqishëm politik dhe ekonomik në botë.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një kodër të tërë rezidenciale, gjithashtu edhe vende të tjera të fuqishme kanë gjithashtu të njëjtën gjë, por nuk konsiderohet korrupsion. Është thjesht një qëndrim i shteteve për t’u dhënë dinjitet e komunitet misioneve të tyre diplomatike.

Por PD e LSI nuk u mjaftua me kaq, kur Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini mbrojti fort ambasadoren Vlahutin, qarqe pranë opozitës akuzuan numrin dy të BE-së si komuniste që ka mbrojtur Arafatin dhe se motra e saj është trafikante droge.

Në Itali, Mogherini është sërish një politikane e njohur dhe nuk ka pasur asnjë akuzë nga media apo qarqe politike, ndërkaq që thuajse gjithë Europa e ka njohur Arafatin si Kreun e Autoritetit Kombëtar Palestinez. i cili u nderua edhe me çmimin Nobel për paqe në vitin 1992.

Ashtu u sulmua pa pushim edhe ambasadori i sotëm i BE-së Luigi Soreca, i cili përveç diplomacisë dhe përvojës në Bruksel si zyrtar i lartë, ka në shpinë edhe përvojën si prokuror Antimafia në grupin e famshëm të Palermos, e që kishte kolegë Giovani Falcone e Paolo Borselinon.

Lista vijon e gjatë edhe me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu, që pati edhe baterenë më të fortë të sulmeve kur ju vu “Peshqve të Mëdhenj”. Më pas sulmuan edhe të ngarkuan Lejla Moses.

Kështu që nëse do të ishte një lapsus, nuk do të kishte pasur asnjëherë precedentë apo raste të ngjashme. Por baltosja e ndërkombëtarëve, sidomos me ata që janë marrë me reformën në Drejtësi, Berisha dhe qarqet pranë tij e kanë pasur vijë politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN-LAZIO/ "Kuqezinjtë" kërkojnë me çdo kusht fitoren për të qëndruar në krye (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Verona-Inter. Rezultati 1-2

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT