Ka shkuar në nëntë numri i viktimave në San Jose të SHBA.
Autoritetet vendase raportojnë se një punonjës i transportit publik ka hapur zjarr ndaj bashkëpunëtorëve në një oborr hekurudhor.
Mes viktimave është dhe autori, ndërsa sipas raportimeve një skuadër bombe është duke kontrolluar zonën, pasi dyshohet se personi i armatosur ka fshehur eksploziv.
“Ne morëm informacion se ka pajisje shpërthyese që ndodhen brenda ndërtesës. Ne po përpiqemi të pastrojmë çdo dhomë, çdo pjesë të asaj ndërtese”, u shpreh zëvendës Sherifi Russel Davids.


