• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI ME ARMË NË KOMPLEKSIN E BANIMIT NË KANADA/ Zbardhet dinamika e krimit: Si i moshuari ekzekutoi me armë 5 persona
Home
Nderkombetare

SULMI ME ARMË NË KOMPLEKSIN E BANIMIT NË KANADA/ Zbardhet dinamika e krimit: Si i moshuari ekzekutoi me armë 5 persona

19 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Pesë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur të dielën mbrëma, gjatë të shtënave në qytetin Toronto të Kanadasë, konfirmoi policia.

I dyshuari është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, tha shefi i policisë Jim MacSween. Ai tha për mediat se të shtënat ndodhën në një ndërtesë banimi.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është “në gjendje serioze”, tha policia.

Policia tha se ishte thirrur për t’iu përgjigjur incidentit në orën 19:20, sipas kohës lokale.

“Kur oficerët arritën, ata u përballën me një skenë të tmerrshme, ku një numër personash kishin vdekur”, tha MacSween për gazetarët.

“Policët hynë në ndërtesë dhe u përballën me situatën. Mund të konfirmojë se një polic ka përdorur armën e zjarrit dhe si rezultat është vrarë edhe sulmuesi”, shtoi ai.

Policia në Kanada tani po heton motivin e kësaj ngjarjeje, nëse ka ndonjë lidhje mes viktimave dhe të dyshuarit. I dyshuari, që nuk është identifikuar, sipas policisë ishte 73-vjeçar.

Ndërtesa e banimit ku ndodhi sulmi, gjendej afër 30 kilometra në veri të Torontos. Sipas autoriteteve, viktimat u gjetën në banesa të ndryshme të ndërtesës.

Kanadaja ka regjistruar një rritje të dhunës me armë zjarri. Në prill të vitit 2020, një person i veshur me rroba të policisë vrau 22 persona në Nova Skoshia. Ky ishte incidenti më i rëndë me armë zjarri në këtë shtet.

Po ashtu, në shtator të këtij viti, një person vrau 11 vetë dhe theri me thikë 18 të tjerë në komunitetin indigjen të Saskatçuanit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË HYNIN NË ISH-UZINËN E GRAMSHIT/ Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofeeva
Previous article 50 PSIKOLOGË PUNËSOHEN NË QENDRAT SHËNDETËSORE/ Manastirliu: Shërbime të integruara për qytetarët, jemi...

s.autor

Postime të ngjashme

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT