Sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla dhe miqve të tij në një lokal Vlorë, i ndodhur në 10 Maj 2019, ka çuar në dënimin me burg të 4 personave, që prokuroria e Vlorës i mori të pandehur si të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Dosja penale ka dhjetë të pandehur, po për shkak se 4 prej tyre si Xheladin Merkaj, Ardjan Ahmeti, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndjekja gjyqësore e tyre është veçuar nga 6 të pandehurit e tjerë, që akuzohen për “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë duke bërë që gjykata e Vlorës të dalë me një vendim përfundimtar të dënimit të 4 personave.
Në muajin korrik 2021, gjykata ka vendosur të dënojë Xheladin Merkaj me 4 vjet vjet burgim për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”.
Për të dyja këto akuza, me tre vite burgim është dënuar i pandehuri tjetër, Ardjan Ahmeti.
Me dy vite burgim është dënuar Dejvison Serjani, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ndërsa një vajzë me emrin Nensi Shaqiri, e marë e pandehur për këtë ngjarje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, është dënuar me 1 vite e 6 muaj burgim.
Por siç mësohet ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata e Vlorës, duke e lënë në shërbim prove, për shkak se Nensi Shaqiri, kishte në kujdestari një fëmijë 9 muajshe. Për shkak se 4 të pandehurit hynë me gjykim të shkurtuar, këto dënime u zbritën nga gjykata në masën e 1/3-tës.
Ndërsa për 6 personat e tjerë si Fatmir Hyseni alias “Doqja”, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dautaj, Serxhio Cima dhe Albano Goxhaj, procesi gjyqësor është duke vijuar në gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë. Të gjithë këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dashur të vrasin, Inez Hajrulla dhe disa persona të tjerë, që ndodheshin në një lokal që ndodhet në kompleksion “Oslo” në Vlorë. Hetimet kanë provuar se organizator i këtij sulmi me dy kallashnikovë është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” në Vlorë.
Të pandehurit e tjerë, Igli Memaj “Suloti”, Gentian Dautaj (Zoto) dhe Fatmir Hyseni janë në rolin e ekzekutorëve, ku në fazën e hetimit të provave, ka rezultuar se Igli Memaj ka qenë në rolin e drejtuesit të mjetit tip “Land Rover”, ndërsa Dautaj dhe Hysenaj, kanë qenë të armatosur dhe ishin personat që do ekzekutonin Inez Hajrullan, Ervis Matodashaj dhe A.Shoraj.
Këta persona nuk kanë mundur të realizojnë krimin, thotë dokumentacioni i siguruar nga “Ora Neës”, pasi arma automatike që mbante Fatmir Hyseni, rezulton të jetë bllokuar duke mos realizuar asnjë qitje. Ndërsa arma e zjarrit që mbante Gentian Dautaj, ka qëlluar disa herë në drejtim të objektivit të sulmit, por pasoja nuk ka ardhur për shkak se grupi i djemve që ndodheshin në lolak i ka pikasur, dhe janë shtrirë përtokë dhe më pas janë larguar. Ndërsa nga ana tjetër Inez Hajrulla, i është kundërpërgjigjur me një armë tip pistoletë, duke bërë që autorët të tërhiqen nga plani i tyre për vrasje. Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rastësisht një punonjës i pastrim-gjelbërimit në bashkinë e Vlorës./ ORA NEëS
Të përfshirë në këtë dosje
Xheladin Merkaj
Ardjan Ahmeti
Dejvison Serjani
Nensi Shaqiri
Persona në gjykim
Fatmir Hyseni ose “Doqja”
Daut Elmazi
Igli Memaj alias Suloti
Gentian Dautaj alias “Zoto”
Serxhio Cima alias “Ademi”
Albano Goxhaj