• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI MBI E-ALBANIA/ Flasin ekspertët e IT: Kanë dalë disa video që…
Home
Breaking News

SULMI MBI E-ALBANIA/ Flasin ekspertët e IT: Kanë dalë disa video që…

27 July, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sulmi kibernetik mbi shërbimet online qeveritare ishte sot temë e diskutimit në emisionin “Open” në News24 ku të ftuar kanë qenë dhe ekspertë të Teknologjisë së Informacionit.

Inxhinieri dhe eksperti i IT Erion Demiri, tha se sulmi nuk ishte i thjeshtë dhe se u sulmua një strukturë e madhe. Sipas tij fillimisht u dyshua me qëllim resurset e sistemit, por u kuptua që nuk ishte diçka e tillë.

“Është një sulm i cili ne pamë që solli rënien e gjithë sistemit. Informacioni se nga mund të ketë ardhur ky sulm është akoma shumë i paktë. Sulmet ndaj rrjeteve kompjuterike të tilla janë të shumëllojshme. Kemi kuptuar deri tani që nuk ishte një sulm i thjeshtë. U sulmua një strukturë goxha e madhe.
Se nga ka ardhur është një bisedë e gjatë. Sulmi i parë që u mendua, një sulm nga jashtë për të arritur mbarimin e resurseve të këtij sistemi. Janë sulme që bëhen nga jashtë, arrijnë të kuptohen nga ISP-të. Me kalimin e ditëve u kuptua që nuk ishte diçka e tillë, pasi kanë një kohë më të shkurtër. Kur simptomat vazhduan u kuptua se ishte diçka më e rëndë”, tha Demiri.

DemiriNdërkohë Besmir Semanaj, ekspert i teknologjisë dhe informacionit deklaroi se nëse do vërtetohet se ka pasur rrjedhje të informacionit kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare.

“Ndodhi ajo që Shqipëria nuk ishte e përgatitur për diçka të tillë. Që kur dolën të dhënat e patronazhistëve u tha që sistemi nuk ishte i sigurt. Bashkohem me atë që tha kolegu që ishte një sulm shumëdimensional, një sulm që dhe shtete të tjera do vuanin ta përballonin. Ata që jetojnë jashtë vazhdojnë të kenë zero akses në shërbimet e e-Albania. Sulmi është i paprecedentë nëse bazohemi te videot që shpresojmë të mos jenë të vërteta. Nëse me të vërtetë ka ndodhur ajo që tregohet në këto video të dhënat e shtetit shqiptar janë me të vërtetë në rrezik. Flasim për video ku fshihen serverat e infrastrukturës. Shteti shqiptar duhet të kishte një strukturë paralele teknologjike. Duhet të kishim një strukturë sekondare. Nëse do vërtetohet se ka pasur rrjedhje të informacionit kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare”, tha Semanaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË ELBASAN/ Dy grupe adoleshentësh përleshen fizikisht, dyshohet se është marrë peng një i mitur
Previous article DHUNOI NJË PERSON NË GJILAN/ Gjykata merr vendimin për Feron

F.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT