• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI MASIV NË MOSKË/ Reagon ashpër Kremlini: Perëndimi krijoi një përbindësh
Home
Nderkombetare

SULMI MASIV NË MOSKË/ Reagon ashpër Kremlini: Perëndimi krijoi një përbindësh

11 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka reaguar ashpër ndaj sulmit masiv me dronë të kryer nga Ukraina në rajonin e Moskës. Kremlini e konsideroi këtë sulm një paralajmërim për Perëndimin dhe akuzoi regjimin e Kievit për përshkallëzim të tensioneve.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se ky sulm është pasojë e mbështetjes që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës. Ajo tha se Perëndimi është përgjegjës për krijimin e një “përbindëshi” që tani është duke shkaktuar rrezik global.“Sulmi masiv i Ukrainës me dron ndaj Rusisë duhet të shërbejë si një paralajmërim për Perëndimin për “çmendurinë” e regjimit të Kievit. Sot Perëndimi duhet të përballet me çmendurinë e lëshuar të përbindëshit që ata e rritën e ushqyen, e pajisën dhe e financuan pa kontroll”. tha Zakharova.

Sulmi ka përfshirë Moskën dhe rajonin e saj, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe duke dëmtuar ndërtesa të banimit dhe infrastrukturë të tjera. Dhjetëra persona janë raportuar të plagosur, kryesisht në qytezën Vidnoje dhe fshatin Jam, afër Domodedovos sipas guvernatorit të rajonit të Moskës Andrei Vorobyov.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 337 dronë të dërguar nga Ukraina janë rrëzuar, por ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e dronëve të përfshirë në këtë sulm, që konsiderohet të jetë një nga më të mëdhenjtë në territorin rus gjatë javëve të fundit.

Ky sulm ka ndodhur në një moment delikat diplomatik, ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas po përgatiten për një takim në Arabinë Saudite për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA TREGTARE SHBA-KANADA/ Shtëpia e Bardhë: Rënia e aksioneve në bursë, momentale. Biden fajtor për katastrofën ekonomike
Previous article FOTOLAJM/ Publikohen për herë të parë pamjet e Erion Veliajt teksa transferohet në ambientet e Gjykatës

s.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT