• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA TREGTARE SHBA-KANADA/ Shtëpia e Bardhë: Rënia e aksioneve në bursë, momentale. Biden fajtor për katastrofën ekonomike
Home
Nderkombetare

LUFTA TREGTARE SHBA-KANADA/ Shtëpia e Bardhë: Rënia e aksioneve në bursë, momentale. Biden fajtor për katastrofën ekonomike

11 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolinë Leavitt, në një konferencë për mediat , e pyetur për mundësinë e një recesioni në ekonominë amerikane, e ka cilësuar momentale rënien e bursës duke deklaruar se shifrat aktuale të tregut të aksioneve janë një “përshkrim i momentit”.

Sekretarja e zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë theksoi para mediave gjithashtu se SHBA është “në një periudhë tranzicioni ekonomik” dhe për këtë fajësoji politikat e paraqitura nga ish-presidenti Joe Biden.“Unë e urrej të parashikoj gjëra të tilla. Ka një periudhë tranzicioni, sepse ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë.”

Ajo vazhdoi me kritikat ndaj administratës Biden, të cilën e fajësoi për krijimin e një “katastrofe ekonomike”.

Në përgjigje të paralajmërimeve nga Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, se ai mund të mbyllë furnizimin me energji elektrike në shtetet amerikane si Nju Jorku, Minesota dhe Miçigani ku provinca e tij eksporton, zëdhënësja Leavitt tha se do të jetë presidenti Trump që të vendosë nëse do të ofrojë ndihmë për zonat e prekura.

“Kanadaja ka shkatërruar SHBA-në për dekada të tëra. Presidenti Trump parashikon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë një superfuqi prodhuese ku ka fabrika dhe biznese amerikane në pronësi të amerikanëve që prodhojnë mallra që ne po i eksportojmë në pjesën tjetër të botës,” tha Leavitt.

Leavitt është pyetur për Kanadanë dhe nëse Presidenti Trump ka folur me liderin e ri kanadez të liberalëve Mark Carney, i cili u zgjodh këtë fundjavë për të pasuar kryeministrin Justin Trudeau.

Ajo përgjigjet jo, duke shtuar se telefoni i Trump është “gjithmonë i hapur për liderët që dëshirojnë të flasin me të”.

Në lidhje me vendimin e Trump për të rritur më tej tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez, Leavitt thotë se ajo u bë si hakmarrje ndaj Ontarios duke shtuar një tarifë shtesë për eksportet e saj të energjisë elektrike në SHBA – një përgjigje nga provinca më e populluar e Kanadasë ndaj kërcënimeve tarifore të Trump kundër Kanadasë.

Leavitt thotë se është ” fyese” që Ontario të kërcënojë më tej se do të mbyllë energjinë elektrike për popullin amerikan nëse lufta tregtare vazhdon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI TE "SAMI FRASHËRI"/ Çfarë masash mori policia për 6 personat e përfshirë në konflikt
Previous article SULMI MASIV NË MOSKË/ Reagon ashpër Kremlini: Perëndimi krijoi një përbindësh

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT