• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI I DYFISHTË I IZRAELIT NË IRAN/ Mbrojtjet e ‘çarmatosura’: Një operacion i konceptuar si luftë
Home
Nderkombetare

SULMI I DYFISHTË I IZRAELIT NË IRAN/ Mbrojtjet e ‘çarmatosura’: Një operacion i konceptuar si luftë

13 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një operacion i konceptuar si një luftë, me objektivin për të goditur në mënyrë vendimtare drejtuesit dhe infrastrukturat strategjike iraniane. Sulmi i nisur nga Izraeli nuk ka asnjë lidhje me inkursionet e mëparshme, të kufizuara dhe të përqendruara, të muajve prill dhe tetor: këtë herë, qeveria Netanyahu ka nisur një fushatë për të shkatërruar jo vetëm laboratorët bërthamorë të teokracisë shiite, por edhe drejtuesit e aparatit të saj ushtarak dhe të Gardës së Revolucionit, duke synuar shkatërrimin e bazave më të rëndësishme të forcave të armatosura.

Vala e parë e raketave ka goditur banesat e gjeneralëve dhe shkencëtarëve, pothuajse të gjitha të vendosura në qendër të Teheranit. Në disa raste, eksplozivët kanë shkatërruar vetëm një apartament të veçantë, por të paktën një gratacelë banimi është shembur, duke u rrëzuar si krah letre në zemër të natës. Janë vënë në shënjestër shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Mohammad Bagheri; komandanti suprem i Gardës së Revolucionit, Hossein Salami; komandanti i njësive raketore të pasdaranëve, Amir Ali Hajizadeh. Në shënjestër gjithashtu edhe shkencëtarë dhe drejtues të kërkimeve bërthamore. Katër “figura kyçe” raportohen të jenë vrarë: mes tyre përmendet edhe Hossein Salami.

Gjithashtu, në fazën fillestare të ofensivës, janë bombarduar laboratorët bërthamorë nëntokësorë të Natanz dhe Fordow: në të parin është filmuar një zjarr i fuqishëm. Goditja e parë ka synuar nëntë komanda, depo dronësh dhe aeroporte, gjashtë prej të cilave ndodhen në periferi të kryeqytetit. Selia qendrore e Gardës së Revolucionit është rrafshuar plotësisht.

Nuk raportohet për reagime nga mbrojtja kundërajrore: është e mundur që izraelitët të kenë goditur me avionë luftarakë që kanë qëndruar mbi hapësirën ajrore të Irakut, jashtë kufijve të Iranit, dhe ndoshta edhe me raketa cruise të lëshuara nga nëndetëset Dolphin të futura në Gjirin Persik. Dy orë më pas, ka nisur sulmi i dytë. Janë shkatërruar radarët e navigimit dhe postet e mbrojtjes ajrore, me qëllim që t’i bllokohet Iranit çdo kapacitet për t’iu kundërvënë formacioneve sulmuese. Ka të ngjarë që izraelitët të kenë goditur edhe raketat dhe dronët iranianë, të nxjerrë nga bunkerët e tyre pas sulmit të parë për t’u përgatitur për një kundërpërgjigje: i kanë goditur në të vetmin moment kur ndodheshin të pambrojtur. Janë shënuar sulme edhe mbi qendrat e tjera të programit të pasurimit të uraniumit, mbi kazermat në Tabriz, në veri të vendit, dhe në disa aeroporte. Pa pengesa nga kundërajrorët, avionët F-35 janë afruar më shumë drejt objektivave, duke goditur edhe dy herë të tjera strukturat bërthamore të Natanzit.

Ky “shi” raketash mund të vijojë edhe në ditët në vijim, me qëllim për të parandaluar një kundërgoditje iraniane, ose të paktën për të reduktuar fuqinë e saj goditëse./La Repubblica

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IZRAELI VIJON SULMET NË IRAN/ Shënjestron sërish centralin bërthamor të Natanzit
Previous article "LAMTUMIRË"/ Kiara Tito humb njeriun e dashur, publikon FOTOT

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT