Arayik Harutyunyan, udhëheqësi separatist i të ashtuquajturës “Republika e Artsak”, është plagosur rëndë kur ushtria azere goditi bunkerin në të cilin ishte fshehur, tha në një deklaratë të tij Hikmet Hajiyev, ndihmësi i Presidentit të Azerbajxhanit, Ilram Aliyev.
Sipas tij, goditja erdhi pas sulmeve armene ndaj qytetit të dytë më të madh të vendit të tij, Ganja.”Së pari, Arayik Harutyunyan, nuk u vendos në ballë të betejës. Ai u fsheh në një bunker. Por Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit ia goditën në bunkerin në të cilin fshihej. Pas një sulmi me raketa, Arayik Harutyunyan është plagosur rëndë”, tha Hajiyev gjatë një konference për shtyp.
“Ai u ndëshkua për krimet e kryera kundër qytetit të Ganja dhe zonave të tjera civile,” shtoi ai.”Autorët e tjerë, kriminelët e tjerë të luftës gjithashtu do të ndëshkohen sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi zyrtari i lartë.
Harutyunyan është i ashtuquajturi “president” i shtetit përfaqësues të vendosur nga Armenia në territorin e Azerbajxhanit të pushtuar, sic konsideron ky vend, në mënyrë të paligjshme.
Zona nën kontrollin e separatistëve nuk njihet si një komb sovran nga asnjë vend I botës, përfshirë Armeninë, e cila ka frikë se një veprim i tillë do të shkaktojë një luftë të plotë me Azerbajxhanin.