• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STËRVITJA MË E MADHE E FORCAVE DETARE/ Zyrtarët: Ja mesazhi që i dërgohet Kinës
Home
Nderkombetare

STËRVITJA MË E MADHE E FORCAVE DETARE/ Zyrtarët: Ja mesazhi që i dërgohet Kinës

30 June, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait.

Zëri i Amerikës shkruan se sipas analistëve stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.

Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.

Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.

Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.

“Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”u shpreh nje nga ekspertet

Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dërgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.

Këtë vit, shkruan Zëri i Amerikës vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË DASHURUARIT DO PËRBALLEN ME..."/ Horoskopi për sot, 1 Korrik 2024
Previous article HIDHINI NJË SY! Për një marrëdhënie të shëndetshme, 3 zakone që forcojnë lidhjen

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT