Në një fabrikë kimike në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, të rrethuar nga trupat ruse, ka rrjedhje amoniaku. Kjo u konfirmua nga guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyy, , i cili nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi rrjedhjen e raportuar.
Guvernatori shpjegoi se zona, në një rreze prej pesë kilometrash rreth uzinës, është e rrezikshme, prandaj iu tha banorëve që të kërkonin strehim në bodrume ose në nivele më të ulëta ndërtesash për të shmangur ekspozimin.


