• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET RUSE NË UKRAINË/ Polonia raporton shkelje të hapësirës së saj ajrore: Është konfirmuar një objekt…
Home
Nderkombetare

SULMET RUSE NË UKRAINË/ Polonia raporton shkelje të hapësirës së saj ajrore: Është konfirmuar një objekt…

26 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria e Polonisë tha më 26 gusht se hapësira ajrore e këtij shteti të NATO-s është shkelur, me gjasë nga një dron, pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore të kryera nga Rusia ndaj Ukrainës.

Më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë u lëshuan nga Rusia kundër Ukrainës, përfshirë në rajonet perëndimore ukrainase, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shënjestruar sistemin e energjisë.

Gjatë sulmeve, hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga një objekt që hyri nga Ukraina, tha gjenerali i ushtrisë polake.

“Ndoshta po përballemi me hyrjen e një objekti në territorin polak. Ky objekt është konfirmuar nga të paktën tri stacione për gjurmim përmes radiovalëve”, tha gjenerali i ushtrisë polake, Maciej Klisz.

“Është e qartë se karakteristikat e këtij objekti nënkuptojnë se nuk është raketë, as hipersonike, as balistike e as raketë lundruese”, shtoi Klisz.

Ushtria polake tha se po kryen kërkime për atë që “me gjasë është dron” rreth 30 kilometra larg nga kufiri ukrainas, brenda territorit të Polonisë.

“Ka pasur gatishmëri të lartë për neutralizimin e këtij objekti”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Jacek Goryszewski.

Më herët gjatë së hënës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje shteteve evropiane që ta ndihmojnë shtetin e tij për të rrëzuar dronët dhe raketat mbi Ukrainë.

Në mars, Polonia kishte raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një raketë lundruese ruse dhe kishte kërkuar shpjegim nga Moska për këtë rast.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe më 29 dhjetor 2023, kur një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore polake për disa minuta, para se të kthehej në Ukrainë.

Në nëntor të vitit 2022, dy persona u vranë kur një raketë kundërajrore ukrainase ra në një fshat polak, afër kufirit me Ukrainën./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Erdhi në Shqipëri me pushime, 38-vjeçarja humb jetën papritur pas sulmit në zemër
Previous article "PLAS" SHERRI NË PALASË/ I riu dhunon me sende të forta 42-vjeçarin

s.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT