Ministrat e Mbrojtjes së NATO-së janë mbledhur në një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar përshkallizimin e luftimeve në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se sulmet ruse në ukrainë kanë ndikuar në mënyrë direkte në sigurinë e evropës.
SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-s, JENS STOLTENBERG
“Kjo është shkatërruese për popullin ukrainas ndërsa ka ndikuar gjithashtu edhe tek ne. Do të ketë pasoja afatgjata për sigurinë tonë, për të gjithë aleatët e NATO-s. Ne duhet të përforcojmë mbrojtjen kolektive.Qindra mijëra trupa janë aktualisht në gatishmëri të shtuar. Masat e reja mund të përfshijnë më shumë forca në pjesën lindore të aleancës, në gatishmëri më të lartë dhe me më shumë pajisje të parapozicionuara.”
Shefi i aleancës u shpreh se blloku i sigurisë mbetet i bashkuar në mbështetjen për Ukrainën.
JENS STOLTENBERG, SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO-s


