I pyetur nga CNN nëse lufta Rusi-Ukrainë po shkonte në një ngërç, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se vendi i tij ka “skenarin më të keq” pas tyre.
Duke folur të martën me Sam Kiley të CNN në Kiev, Reznikov tha, “ne jemi në një fazë të stabilizimit të të gjithë fushës së betejës ose linjave të betejës me lëvizje të vogla të njësive dhe kemi bërë shumë pengesa të mira atje”
Reznikov tha se beson se Ukraina është në prag të një “faze të re” të luftës duke filluar fushatën e saj kundërsulmuese në një drejtim tjetër.
I pyetur nga Kiley nëse ai ka frikë se komuniteti ndërkombëtar do të fillojë të lodhet nga lufta, Reznikov tha, “Unë e quaj sindromën e lodhjes dhe për mua është një nga kërcënimet kryesore dhe ne duhet të punojmë me këtë kërcënim, sepse duhet te flasim si me ju, te komunikojmë, te pyesim njerëzit, mos bini në lodhje. Sepse kjo është shumë, shumë e rrezikshme për ne.”


