• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET RUSE MBI KIEV/ Ministri gjerman: Tregojnë përbuzje për njerëzimin
Home
Nderkombetare

SULMET RUSE MBI KIEV/ Ministri gjerman: Tregojnë përbuzje për njerëzimin

14 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Sulmet ruse ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte (14 nëntor), ka nxitur reagimin e ministrit gjerman të mbrojtjes dhe presidentes së Parlamentit Evropian.

Nga ana e tij, ministri Boris Pistorius dënoi sulmet ndaj Kievit, ndërsa deklaroi se ato tregojnë “përbuzje për njerëzimin”. Ai theksoi se synimi i vetëm i presidentit rus Vladimir Putin, është shkatërrimi moral dhe thyerja e rezistencës së popullit ukrainas.

Më tej, ai njoftoi se Berlini do të japë të paktën 150 milionë euro për ‘Listën e ardhshme të Kërkesave me Prioritet’ për Ukrainën të NATO-s, për të ndihmuar në financimin e armëve amerikane që do të dorëzohen në Ukrainë.

“Është shumë e qartë se Putini synon ta bëjë dimrin sa më të padurueshëm për Ukrainën , të shkatërrojë moralin dhe të thyejë rezistencën e popullit ukrainas. Ai nuk po ia del dot në këtë”, deklaroi ministri Pistorius.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia dhe Suedia njoftuan planet për të financuar një paketë të veçantë prej 430 milionë eurosh për Ukrainën.

Nga ana e saj, Presidentja e PE-së Roberta Metsola u shpreh se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që indiferenca të depërtojë, ndërsa theksoi se nuk do pranohet kurrë normalizimi i agresionit.

Ajo garantoi se BE-ja do të jetë gjithnjë në krah të popullit ukrainas në luftën e tij për liri.

“Skena të tmerrshme në Kiev pas bombardimeve të vazhdueshme dhe pa dallim të mbrëmshme të zonave të banuara nga Rusia. Të gjitha mendimet e mia janë me viktimat, përfshirë fëmijët dhe familjet e tyre. Më shumë njerëz të pafajshëm janë detyruar të paguajnë çmimin përfundimtar për luftën e paligjshme të Rusisë.

Ne nuk do të lejojmë që indiferenca të depërtojë dhe nuk do ta pranojmë kurrë normalizimin e agresionit. @Europarl_EN do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e Ukrainës ndërsa ai lufton për lirinë e tij.”, shkroi Metsola në rrjetin social X.

Ndërkohë Rusia pretendon se ishte Ukraina ajo që u përpo të sulmonte centralin bërthamor të Novovoronezh me dronë.

Alexei Likhachev, drejtor ekzekutiv i korporatës shtetërore bërthamore Rosatom, tha se disa njësi të uzinës u shkëputën nga rrjeti, por operacionet u rikthyen në mëngjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Entuziazmi i trajnerit Sylvinho, braziliani ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes: Shumë i lumtur për këtë arritje historike
Previous article HAKMARRJA MË E PAZAKONTË/ 37-vjeçarja i djeg shtëpinë të dashurit në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT