Një nga këshilltarët kryesor të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka atakuar ditën e sotme Bashkimin Evropian në lidhje me vonesat në transferimin e armëve.
yelensky
Përmes një postimi në Twitter, Mykhailo Podolyak, shkruan se Ukraina nuk ka marrë armët që i ka kërkuar Evropës, si dhe shton se dërgesave iu duhet shumë kohë për të mbërritur në destinacion.
Postimi në Twitter:
Ukraina i kërkon armë Evropës;
2. Evropianët dërgojnë kërkesën në qeveritë e tyre;
3. Evropa i jep armë Ukrainës, jo ato që kërkon;
4. Armëve u duhet shumë kohë për të arritur në destinacion;
Demokracia nuk do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukrainasit kanë nevojë për armë. Jo brenda një muaji. Tani!


