• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET NË UKRAINË/ DW: Shqipëria sanksione për oligarkët rusë që janë mbështetës të luftës
Home
Politikë

SULMET NË UKRAINË/ DW: Shqipëria sanksione për oligarkët rusë që janë mbështetës të luftës

7 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja, deklaroi të mërkurën, (06.04) se “Shqipëria po bashkëpunon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të vendosur sanksione ndaj aseteve të rusëve, nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës në Ukrainë.” Ai tha se ”nuk ka ende një listë të oligarkëve rusë që kanë prona në Shqipëri dhe që janë mbështetës të luftës në Ukrainë”.

Duke nxjerrë në pah kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATOs, Ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se “Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe kanë vendosur sanksione. Ne, si qeveri, do të zbatojmë deri në fund angazhimet që kemi marrë përsipër.”

Sanksione për agresorët rus, mbështetje dhe solidaritet për Ukrainën

Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, përkon në kohë me zhvillimin në Bruksel të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, që përfundon sot.(07.04). Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët  e Jashtme thanë për Dë që në qëndër të takimit është situata në Ukrainë dhe „ꞔfarë mund të bëhet më shumë në mbështetje të Ukrainës.”

Shqipëria iu bashkua menjëherë Bashkimit Europian në masat shtrënguese kundër Rusisë si përgjigje për agresionin e saj ndaj Ukrainës. Autoritetet e saj deklaruan se “Shqipëria qëndron në unison me NATO-n dhe BE dhe do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët.”

Tri ditë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, më 27 shkurtin e kaluar, Shqipëria mbylli hapësirën e saj ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë dhe ꞔdo avion të regjistruar në Rusi me “përjashtim të fluturimeve për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore.”  Në të njëjtën datë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi masa kufizuese dhe ngrirjen e aseteve për 654 individë dhe 52 subjekte. Shqipëria ndërmori sanksione ekonomike me masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji dhe ndaloi shitjen, furnizimin, transferimin ose eksportin në Rusi të mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës, industrinë e aviacionit dhe të hapësirës.

Albanien Tirana Irina Romanova aus UkraineIrina Romanova jeton në Tiranë

Krahas sanksioneve Shqipëria është treguar solidare me rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit rus dhe ka ofruar mbështetje humanitare. Në mes të muajit të kaluar qeveria Rama mori vendimin që shtetasit ukrainas, që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës, mund të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri pa leje qëndrimi për një vit. Deri tani Shqipëria ka pritur 605 shtetas ukrainas, të cilëve u është dhënë mbrojtje e menjëhershme në përputhje me kuadrin ligjor për azilantët.

DW Video Vorschaubild - Stoltenberg: 'Russian units are not withdrawing'

Koncepti i ri strategjik i NATO-S

Hartimi i një koncepti të ri strategjik të NATO-s është pjesë e diskutimeve të ditës së dytë të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare (07.04.). Burime zyrtare nga selia qendrore e NATO-s në Bruksel* citojnë Sekretarim e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të ketë thënë që “koncepti i ri strategjik është një dokument i rëndësishëm, që paraqet se si NATO duhet të vazhdojë të jetë aleanca më e fortë në histori, duke u përballur me një botë më të rrezikshme dhe një realitet të ri të sigurisë. Ne duhet të mbështesim Ukrainën, të mbajmë sanksionet tona, të forcojmë mbrojtjen dhe parandalimin, sepse lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë.”

Të njëjtat burime citojnë Stoltenberg të ketë theksuar që “ky koncept do të sigurojë që NATO do të vazhdojë të mbrojë të gjithë aleatët e saj”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha të mërkurën, (06.04) se koncepti i ri strategjik i NATO-s duhet të adresojë “pasojat e sigurisë nga veprimet agresive të Rusisë, ndryshimin e balancës globale të fuqisë, pasojat e sigurisë nga një Kinë shumë më e fortë dhe sfidat që Rusia dhe Kina po parashtrojnë së bashku ndaj rregullave tona të bazuara në rendin ndërkombëtar dhe vlerat demokratike. ”Vendimi lidhur me konceptin e ri strategjik do të merret në samitin e NATO-s në Madrid, në qershor të këtij viti.

Koncepti i deritanishëm strategjik i NATOs, i njohur si “Smart Defence” u paraqit në Samitin e NATO-s në Lisbonë, në nëntor të vitit 2010 dhe u zhvillua më tej në samitin e NATO-s në Çikago, në Maj 2012. Qëllimi i tij ka qënë që ta bëjë Aleancën Atlantike më efikase, më të adaptueshme ndaj sfidave që nxjerr realiteti dhe çështjeve që lidhen me sigurinë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFSHI NGA FLAKËT TRE VITE MË PARË/ Notre-Dame ka probleme me rindërtimin
Previous article ZBULOHEN 10 SERA QË KULTIVONIN DROGË NË THUMANË/ Sekuestrohen 925 fidanë kanabis! Dy të arrestuar, një në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT