• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET NDAJ OPOZITËS/ Deputetja Spiropali: Të bashkuar po helmojnë qytetarët
Home
Shqipëri

SULMET NDAJ OPOZITËS/ Deputetja Spiropali: Të bashkuar po helmojnë qytetarët

24 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka sjellë një pjesë të “Makbethit” sot në seancë për të krahasuar opozitën me korin e magjistricave. Fjala e saj ishte në mbrojtje të kryeprokurores Arta Marku dhe policisë së shtetit, duke e akuzuar për shpifje opozitën dhe se po helmon çdo ditë qytetarët.

Spiropali theksoi se opozita nuk ka alternativë për qytetarët por bën kronikën e sezë. Nuk kanë munguar edhe disa vargje nga “Makbethi” i Shekspirit.
“Drejtuesit e opozitës së bashkuar që piqen në salla hotelesh ngjajnë si pika uji me korin e magjistricave të Makbethit.
Pa asnjë përkujdesje për qytetarët i helmojnë përditë me gjuhë pa anë e pa udhë. Çcorbë e gatuar për të helmatisur mëngjeset, drekat e darkat e nënave, baballarëve, gjyshërve e gjysheve, të të rinjve.

Këta duan t’u bërtasin në fytyrë ‘ikni se Shqipëria nuk bëhet’. Kronikë e zezë e përzier me fake news.
Sulmojnë një grua që po lëviz prokurët që nuk lëviznë kurrë një dosje nga vendi. Siç bëjnë burracakët, kur një grua është e fortë e sulmojnë për moral për nder, siç po bëjnë me kryeprokuroren. Ajo po ia del që së bashku me Policinë e Shtetit të godasë disa nga grupet kriminale që kanë operuar 20 e ca vite në vend. Reforma në drejtësi po fundos ata që kishin marrë peng prokurorët dhe gjykatat. Po ngre një katedrale të re në gjyqësor.
Mos të shpikin hilera për vettingje për të pashmangshmen. Nuk lënë gjë pa thënë për policinë e shtetit. Jo këtu se nuk vijnë por nëpër hotele. Sot janë tek Hotel Tirana dhe janë duke punuar për vete e jo për njerëzit. Nuk vijnë këtu të ngrenë çështje, nuk përballen, i fshihen përballjes”, deklaroi deputetja e PS.

Ajo tha se e vetmja gjë që duan të bëjnë është nxirja e realitetit. “Për Policinë e Shtetit nuk thanë asnjë fjalë të mirë këta heronjtë e çkriminalizimit të vendit.
Në momentin që një bandë kriminale kapet, heshtin. Kanë gjetur kriminelë të tjerë. Një opozitë që merret me kronikën e zezë. Ky është vizioni i opozitës shqiptare. Kështu do i bindin njerëzit që janë një forcë e denjë për të qeverisur. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, këta po ua thajnë shpresën. Vettingu do bëhet, pandëshkueshmëria e politikës do marrë fund. Të ndahet njëherë e mirë kush është shpifësi, kush është politikani.
Urojmë që opozita të mos jetë futur në një rrugë pa krye, në një rrugë që e nxjerr nga sistemi”, deklaroi Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË ARDHURAT NË AGROTURIZËM/ Peleshi: Së shpejti TVSH me një kanal të posatshëm për këshillimin tuaj
Previous article RONALDO I RI/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT