Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, udhëton këtë të premte, 20 qershor, drejt Gjenevës për një takim të rëndësishëm me homologët e tij francezë dhe gjermanë, si dhe me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Bisedimet, nëse do të vazhdojnë, do të jenë të para midis udhëheqësve iranianë dhe perëndimorë pas sulmeve që Izraeli nisi një javë më parë. Fokus i këtyre takimeve është sjellja e Iranit në tryezën e negociatave dhe ulja e tensioneve në rajon.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, deklaroi se qëllimi i bisedimeve është të sigurohet “tërheqja e përhershme nga Iranit e programeve bërthamore dhe të raketave balistike”.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm diplomatik në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.


