• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET KIBERNETIKE KUNDËR QEVERISË AMERIKANE/ Biden: Autorët do të paguajnë kosto të rëndë
Home
Nderkombetare

SULMET KIBERNETIKE KUNDËR QEVERISË AMERIKANE/ Biden: Autorët do të paguajnë kosto të rëndë

18 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Zgjedhur i SHBA Joe Biden tha të enjten se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë kundër qeverisë amerikane i zbuluar kohët e fundit është një çështje që përbën “shqetësim të madh” dhe u zotua se do të ndërmarrë veprime të shpejta si kundërpërgjigje sapo të marrë detyrën muajin tjetër.

Zoti Biden, i cili do të inaugurohet si president më 20 janar, tha se ekipi i tij do ta bëjë këtë çështje një përparësi kryesore dhe do t’u imponojë “kosto të mëdha” palëve përgjegjëse për sulme të tilla kibernetike.

“Kundërshtarët tanë duhet ta dinë që, si President, unë nuk do të qëndroj duarkryq përpara sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë,” tha ai në një deklaratë.

Qeveria amerikane konfirmoi të mërkurën se një fushatë e fundit hakerimi preku rrjetet e saj dhe tha se sulmi ishte “i madh dhe në vazhdim”.

Hakerat, të cilët besohet se punojnë për Rusinë kanë monitoruar trafikun e brendshëm të emaileve në departamentet e Thesarit dhe Tregtisë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters në fillim të kësaj jave, duke cituar disa persona që thanë se druheshin se ajo çka ishte zbuluar deri më tani, mund të ishte vetëm maja e ajsbergut.

“Kjo është një situatë në zhvillim dhe ndërsa vazhdojmë të punojmë për të kuptuar shkallën e plotë të kësaj fushate, ne e dimë që ai ka prekur rrjetet brenda qeverisë federale”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga FBI-ja, Agjencia e Sigurisë Kibernetike, Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI).

Kompania teknologjike SolarWinds, nga nisi sulmi, tha se rreth 18,000 klientë të saj kishin shkarkuar një program të kompromentuar që u mundësoi hakerave të futeshin në sistemet e tyre pa rënë në sy për gati nëntë muaj.

“Gjatë ditëve të kaluara, FBI-ja, CISA dhe ODNI-ja janë në dijeni të një fushate të madhe e të vazhdueshme ndaj sigurisë kibernetike”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

“FBI-ja po heton e po mbledh informacione në mënyrë që të identifikojë, ndjekë e shkatërrojë aktorët përgjegjës për këtë kërcënim”, vazhdonte më tej deklarata. FBI, CISA dhe ODNI kanë formuar një grup të përbashkët mbi sulmet kibernetike, për të koordinuar përgjigjen e qeverisë amerikane.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë mbi Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien ndërpreu një udhëtim në Evropë të martën për të trajtuar çështjen e sulmit./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM KTHYER NË SHTËPI FALË TEJE, JE SHEMBULL..."/ Operatori i ATSH-së kalon Covid-19 dhe falenderon mjekun Tritan Kalo
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e njeriut që e takoi në zyrën si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës: E vërteta e Ndue Marashit për të cilin...

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT