• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET E METËS/ Ilir Yzeiri: Aksidentalisht në postin e presidentit, të ngrihet një komision ta hetojë
Home
Politikë

SULMET E METËS/ Ilir Yzeiri: Aksidentalisht në postin e presidentit, të ngrihet një komision ta hetojë

25 October, 2020 F.autor Politikë

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se ne jemi një vend i mjerë që kemi për president Ilir Metën i cili sulmon fjalën e lirë dhe gazetarët.

Këtë deklaratë Yzeiri e ka bërë në studion  e Report Tv teksa ishte i ftuar për të folur për sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com sepse zbuloi skandalin me nënshtetësitë. Më tej ai tha se Meta po ndjek shembullin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili po ashtu më herët ka sulmuar por ka përfunduar në gjykatë dhe ka humbur.

“Bollino po punon në Shqipëri shumë herë më me profesionalizëm se gazetarët shqiptarë. Nuk i shkon presidentit të bëjë situata të tilla. Një fletrrufe të tillë ia ka bërë dhe Sali Berisha. Po të njëjtën gjë i ka bërë dhe Berisha ku sulmonte dhe ai ka përfunduar në gjykatë dhe është dënuar si shpifës.

Ne jemi një vend i mjerë se të kesh një president republike një njeri si Meta, që abuzon me pasaportat dhe shkel ligjin çfarë mund të presësh.

Medoni sikur mbretëresha e Anglisë të bëjë një skandal të tillë. Kjo figurë që është si e rënë nga qilli që respekton ligjin, jo vetëm që kapet duke shkelur ligjin por jemi në një vend që ska kush ta ndëshkojë.  Ai del dhe shan këdo që i tregon të vërtetën . Në vend që të reagonte me fakte sulet në sulm“, u shpreh Yzeiri.

Këtë sulm të Metës e krahason me nëpunësit banal, të cilët bëjnë shkelje për një certifikatë. sipas tij me investigimet që ka bërë gazetari Adriatik Doçi, i ka treguar Metës vetëm shkeljet që ai ka bërë dhe se ka sulmuar atë personalisht dhe pas të drejtë.

“Ky është paradoksi më i madh në Shqipëri që njerëz apo politikanë si Ilir meta kanë marrë flamurin e  reëtorikës në mbrojtje të fjalës së lirë. Modeli ynë shqëiptar i qeverisjes ka marrë një goditje të thellë. Një president që kapet në shkelje banale.  Mua më duket se ky  e ka çuar veten si ata nëpunësit banal që për një certifikatë në gjendje civile bëjnë gjëra të tilla. Si mundet presidenti të bëjë një shkelje të tillë dhe pastaj të dalë të bëj thirrje për përmbysje.

Ne të gjithë kemi një përgjegjësi që nuk krijuam institucione për të mbrojtur në situata të tilla. Para ligjit jemi të gjithë njësoj pse nuk shkon të dorëzojë çelësat dhe të shkojë në gjykatë e të thotë jo skam shkelur ligjin. Se ka për herë të parë Meta që bën këtë gjë sepse edhe Sorecës i ka bërë pyetje. Çfarë i tha gazetari Adriatik Doçi. Ai  i tregoi se shkelte ligjin asgjë personale“, shton ai.

Analisti tha se për të gjithë këtë sulm duhet të ngrihet një komision të hetojë shkeljet e Metës, duke shtuar se është në postin e presidentit aksidentalisht.

“Çfarë atentati po i bëhet shoqërisë shqiptare. Të ngrihet një komision që të hetojë shkeljet që ka bërë Meta. Skemi pse ta zbehim figurën  e presidentit. Sepse  Meta në atë post ka qenë një aksident dhe sbesoj se do të ketë më aksidente të tilla“, tha mes të tjerash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOPIETË DHE ASIST NË KAMPIONAT/ Bernard Berisha dhuron spektakël me Akhmat Groznin (VIDEO)
Previous article KARATE NË KAMPIONATIN FRANCEZ/ "Çmendet" mesfushori Le Tallec, goditje kung fu ndaj kundërshtarit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT