• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET E IZRAELIT NË GAZA DHE LIBAN/ Të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme
Home
Nderkombetare

SULMET E IZRAELIT NË GAZA DHE LIBAN/ Të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

15 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Bombardimet e IDF-së izraelite kanë shkaktuar të paktën 34 viktima në dy frontet e luftës Gaza dhe Liban, ndaj Hamas dhe Hezbollah, në 24 orët e fundit.

Një ditë më parë Hezbollah sulmoi me dronë dhe raketa një bazë ushtarake izraelite dhe territoret në veri, duke vrarë 4 ushtarë të IDF dhe plagosur 58 persona.

 

Një sulm ajror izraelit në oborrin e një spitali në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm (15 Tetor) vrau të paktën 4 persona dhe shkaktoi shpërthimin e flakëve midis tendave të personave të zhvendosur që kishin kërkuar strehim në oborrin e qendrës shëndetësore në zonën Deir al-Balah, shkruan “La Repubblica”.

 

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që fshiheshin mes civilëve, pa dhënë prova. Pamjet e Associated Press treguan fëmijë mes të plagosurve. Më herët, nga sulmet e tjera u raportuan edhe 9 viktima në zona të ndryshme, duke e çuar numrin në 13 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas agjencisë palestineze Wafa, një sulm në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, goditi një shtëpi ku humbën jetën katër persona. Sulmi ndodhi pranë xhamisë Al Hindi, në një zonë të quajtur Al Faluga.

Kanalet televizive Al Manar dhe Al Mayadeen raportuan njëkohësisht vdekjen e nëntë personave në një bombardim izraelit në qytetin Bani Suheila, në lindje të Khan Yunis.

Al Mayadeen iu referua gjithashtu një bombardimi në një bllok banimi pranë një xhamie në Tal al-Hawa, në jugperëndim të Gazës, ku disa njerëz thuhet se mbetën nën rrënoja.

Numri i të vdekurve nga sulmi ajror izraelit në Libanin verior është rritur në 21. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë libaneze. Tetë persona të tjerë u plagosën, tha ministria.

Sulmi izraelit goditi një shtëpi në zonën Aito orët e vona të së hënës (14 Tetor), ku ishin strehuar njerëzit e zhvendosur nga Libani jugor, tha një burim libanez i sigurisë. Është hera e parë që kjo zonë goditet nga Izraeli.

SHBA nga ana tjetër po dërgon sistemin antiraketë Thaad në Tel Aviv, kurse kryeministri izraelit Netanyahu i kërkoi OKB të tërhiqte nga Libani jugor forcat paqeruajtëse UNIFIL, të cilat u bënë shënjestra të bombardimeve të IDF-së ditë më parë, duke plagosur 4 ushtarë dhe shkaktuar dëme. Reagimet ndërkombëtare ishin të fuqishme, teksa OBK është përgjigjur se nuk do i lëviztë trupat e saj nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke paralajmëruar Tel Avivin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPEN SOT NEGOCIATAT/ Rama: Do të vrapojmë shpejt që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa Shqipërinë brenda në BE...
Previous article DITË HISTORIKE/ Shqipëria hap sot negociatat me BE për anëtarësim

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT