• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULME ME MOTIVE RACISTE/ Arrestohet 50 vjeçari që tentoi të vriste të huajt në Bottrop
Home
Nderkombetare

SULME ME MOTIVE RACISTE/ Arrestohet 50 vjeçari që tentoi të vriste të huajt në Bottrop

2 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Në Gjermani është arrestuar një person i dyshuar për sulme të qëllimshme me makinë ndaj të huajve. Dyshohet se sulmet në qytetin Bottrop janë kryer me motive raciste.

Kundër 50-vjeçarit të arrestuar është ngritur aktakuzë për tentativë vrasjeje të shumfishtë me makinë. Personi me origjinë gjermane është arrestuar pas sulmeve të qëllimshme me makinë ndaj njerëzve me origjinë të huaj. Këto të dhëna ka kuptuar prokuroria në Essen si dhe policia në Recklinghausen dhe Münster.

Personi i arrestuar është futur me makionë në natën e Vitit të Ri në disa grupe njerëzish dhe ka lënduar tetë persona. Një grua ka pësuar lëndime të rënda.

Qëllimi i qartë: Vrasja e të huajve

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer e ka denuar këtë sulm me motive armiqësore ndaj të huajve. Ai tha se “është i shqetësuar thellë”. Ndërsa ministri i Brendshëm i Renanisë Veriore Vestfalisë, Herbert Reul (CDU), tha se qëllimi i qartë i 50-vjeçarit ka qenë vrasja e të huajve. Sipas tij, është e qartë se personi ka pasur probleme mendore. Por sipas të dhënave të deritanishme të policisë, gjermani 50-vjeçar deri tani nuk ka qenë i regjistruar në dosjetë e tyre.

Prokuroria dhe policia kanë bërë të ditur se lëndimet më të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, ka pësuar një femër 46-vjeçare me origjinë nga Siria. Ndërkohë ajo është operuar dhe mjekët thonë se më nuk është në rrezik për jetën. Gjatë këtij sulmi janë lënduar edhe burri i saj 48-vjeçar, si dhe dy vajzat e tyre të moshës 16 dhe 27-vjeçare. Ky person ka goditur me makinë edhe një fëmijë katërvjeçar dhe nënën e tij 29-vjeçare me origjinë nga Afganistani si dhe një vajzë 10-vjeçare me origjinë nga Siria. Të gjithë ata kanë marrë ndihmën e parë nga mjeku dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Atentatori ka sulmuar me makinë edhe një grup njerëzish në Essen, por ata kanë mundur me kohë të ikin nga sulmi. Megjithatë, para se të arrestohej ai ka sulmuar edhe një person me origjinë turke dhe e ka lënduar në këmbë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU PËR KUFIRIN/ A do të jetë 2019-a, vit i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi?
Previous article PA KOMPLEKSE/ Fifi e thotë "troç": Ja për të cilin të ftuar jam shtirur sepse nuk e duroja dot

k.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT