Të paktën shtatë persona ka humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist të ndodhur mbrëmjen e sotme afër një sinagoge (vend lutjesh për besimtarët hebre) në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Burime brenda komunitetit hebre në Austri thonë për mediat austriake se askush nga adhuruesit nuk u lëndua që kur sinagoga u mbyll në kohën e incidentit dhe të plagosurit duket se ishin oficerë policie.
Ngjarja ndodhi pranë një sinagoje (shtëpi adhurimi për hebrejtë) në zonën e një sheshi aty pranë, Schwedenplatz dhe sipas policisë nga të shtënat kanë mbetur të plagosur disa persona.
“Ka disa persona të plagosur. Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ”.thuhet në njoftimin e policisë.
Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij sulmi. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
HAPPENING NOW – Terror alert in Vienna: Attack on a synagogue. Shots fired. Massive police operation underway. This is a developing story.pic.twitter.com/bUirWB0K7E
— Disclose.tv 🚨 (@disclosetv) November 2, 2020


