Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nicë të Francës, pranë kishës së Notre-Dame.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nga sulmi ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin zonën në fjalë.
Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i krimit është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Kujtojmë që situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.
Ndërsa deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkakruar revoltë në botën myslimane.