Hetuesit gjermanë kanë thënë të martën se dyshojnë se ka pasur motive ekstremiste mbrapa sulmit me thikë nga një burrë somalez, çka rrezikon rihapjen e debatit për migrimin, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.
Autoritetet në shtetin e Bavarisë, ka thënë se po rriten të dhënat për të dyshuarin, një azilkërkues nga Somalia me histori të problemeve mendore dhe vetëm me lejeqëndrim të përkohshëm, që mund të jetë radikalizuar.


