Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha sot në Kuvend se nje prej ministrave te qeverisë Rama ka blere nje xhup te markës “Hermes” 13.200 euro, ne nje prej dyqaneve në zonën e ish Bllokut.
“Ne në Shqipëri kemi dy kategori, një të pasur dhe një shumë të varfër. Do tu tregoj për paradën e rrobave që veshin ministrat në rrugët e Tiranës. Një ministër i kësaj qeverie që ka shkuar te dyqani Manhatan në Bllok, kur e ka pyetur shitësin për një xhup I ka thënë kushton 5 mijë euro. Ministri e ka pyetur a ka xhup më të shtrenjtë. Pastaj ka blerë xhupin “Hermes” 13.200 euro. Ta kontrollojë qeveria kush del pasditeve me këtë xhup”, tha më tej deputeti demokrat.”
Menjëherë ka ardhur reagimi i pronarit të dyqanit teksa me doza të forta ironie, e ka cilësuar një gjë të tillë si të pavërtetë.
Ja çfarë shkruan Redi Popescu:
“Që pasi qëlloi ne mes te stadiumit me pistoletë, deputeti i Partise Demokratike, Dashnor Sulaj u qendroi larg mediave. Protagonizmi prej zhurmaxhiu e sherrxhiu banal, ia la vendin memecerise dhe nje heshtje prej pusi, te cilen kreret e partise ne ate kohe ia kerkuan si kusht qe te mos merrnin ndaj tij masa ekstreme.
Por qe prej rizgjedhjes ne parlament me 25 prill, deputeti i PD u shfaq serish ne media, si mendimtar e politolog. Kur edhe drejtuesit aktuale te PD e kuptuan se ai ishte nje investim bosh,i shkuar dëm, figura e tij u zhduk nga ekranet. Por kjo nuk ia zbehu deshiren e Dashit per protagonizem, te cilin, bashkefshataret e tij kujtojne se e ka karakterizuar qe ne hapat e pare ne fshatin e vogel Vashaj te Peqinit.
Kohet e fundit ai po shfrytezon foltoren e parlamentit per te qene para kamerave. Sot tha se nje minister i mazhorances kishte blere nje xhup 13 mije euro te firmes Hermes te Redi Nujes. Por edhe me moden Dashi nuk ia thote. Kompania Hermes i shet tashme produktet vetem ne dyqanet ekskluzive te saj. Dashi s’ka nga ta dije. Ne fshat maksimumi e kane mesuar qe te veshe pantallona teritali e qe per te rene ne sy, t’i mbaje edhe kur shkon ne stadium. Dhe mos harroni miqte e mi te Facebook-ut : Dashi mban emrin e Dashnorit te mamit të tij!”


