Zv. kryeministri Erion Braçe ka disa ditë që i sugjeron shqiptarëve destiniacione të ndryshme për pushime, duke diferencuar Jugun për shkak të luksit.
Pas qytetit të Belshit, zv. kryeministri Erion Braçe ka ftuar sot qytetarët që të vizitojnë Divjakën, konkretisht në Lagunën e Karavastës.
Braçe i udhëzon qyttetarët që kur të jenë rrugës të ndalin edhe në Manastirin e Ardencës në Lushnjë.
Postimi i plotë:
#EDIELL
#NEKOLONJELUSHNJE
#NEKARAVASTADIVJAKE
Diell ka perseri, vapa sapo ka nisur;
Keshtu qe perfito edhe nje here e beje te dielen tende ndryshe!
Vizito dy pasuri te jashtezakonshme te religjionit e kultures shqiptare, qyteterimit tone;
Sa te te ngrihen nervat ne Palase e Jale me sqetullcantat apo shikimevengerit, me mire mbush shpirtin, mendjen, ne #MANASTIRINEARDENICES dhe #KISHENEKARAVASTASE.
Degjo, meso, shiko, pyet e merr pergjigje, ndiz nje qiri per vete e te dashurit e tu!
Me beso eshte krejt tjeter gje!
Nise ne manastirin e Ardenices ne Kolonje/Lushnje, te con autostrada aty, ngjitu siper ne nje koder pishash dhe e dallon lehtesisht nga arkitektura;
Pastaj kthehu pas, tek Pushimi i Shoferit merr majtas drejt deri ne fshatin Gur, aty merr majtas perseri e vijon drejt per ne Karavasta/DIVJAKE, rruga te con vete deri tek kisha e kuqe e Shen Thanasit!
Qetesi, paqe, histori, art, qyteterim, BESIM I FORT NE ZOT qysh para 250-300 vitesh!
Nuk jane fshatra, por gjurmet jetike te qyteterimit tone! Pra, vec detit, lagunes, parkut,
kodrave te pyllezuara e me liqene plot, shkoni dhe ne kishat tona!
Nuk je vone tani, per nje ore je ne Kolonje dhe nga aty Karavastaja e Divjaka eshte gjysem ore larg!
Cohu e dil, nese je ne kafe, nisu, eshte e diel, nje nga ditet e mira te Zotit! (TemA)


