• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SUEDIA REFUZON TË EKSTRADOJË GAZETARIN TURK/ Ankaraja kërcënon me ratifikimin për marrëveshjen e hyrjes në NATO
Home
Botë

SUEDIA REFUZON TË EKSTRADOJË GAZETARIN TURK/ Ankaraja kërcënon me ratifikimin për marrëveshjen e hyrjes në NATO

20 December, 2022 s.autor Botë

Turqia është zemëruar me refuzimin e Suedisë që të ekstradojë një gazetar, të cilin Ankaraja e kërkon në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Stokholmit në NATO.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dëshiron që Suedia të kthejë dhjetëra persona që Ankaraja dyshon se janë të përfshirë në grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016 apo se janë anëtarë të milicisë së ndaluar kurde, që edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i cilësojnë si “terroristë”.

Por, tani kryeredaktori i të përditshëm Zeman, Bulet Kenes, ishte i vetmi person që Erdogan e përmendi me emër.

Gjykata Supreme e Suedisë ka arsyetuar vendimin për bllokimin e ekstradimit duke u thirrur në rrezikun se Turqia “do të ndjekë penalisht bazuar në pikëpamjet politike të këtij personi”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se ky vendim i gjykatës suedeze kërcënon progresin që palët kanë arritur gjatë muajsh bisedime për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Refuzimi i kërkesës sonë për ekstradimin e Bulent Kenes është një zhvillim shumë negativ”, tha Cavusoglu për gazetarët.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Turqia dhe Hungaria janë dy shtetet e vetme të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancën ushtarake./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA ME DRONË BAYRKTAR/ Rama: Ditë shumë e mirë për Forcat e Armatosura
Previous article AKSIDENT NË ELBASAN/ Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në kanal, bllokohet qarkullimi

s.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT