• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUHITË E BORËS KËRCËNOJNË EUROPËN/ Italianët përballen me ciklonin polar
Home
Nderkombetare

STUHITË E BORËS KËRCËNOJNË EUROPËN/ Italianët përballen me ciklonin polar

22 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreshjet e denduara të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në shumë rajone të Italisë. Zjarrfikëset kanë kryer 60 ndërhyrje në Palermo për shkak të motit të keq, ku në Monreale një gur u shkëput nga mali duke përfunduar pranë një shtëpie, por pa shkaktuar viktima.

Disa shtëpi gjithashtu pësuan dëmtime për shkak të rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të forta. Reshjet e dendura të borës që kanë goditur Molise duke shkaktuar kaos në rrugë, ku qindra shoferë mbetën të bllokuar. Ndërkaq një ortek nga mali Campitello Matese në Molise duke dëmtuar makinën e kryetarin e bashkisë të San Massimo, Alfonso Leggieri i cili fatmirësisht shpëtoi.

Bora e madhe shkaktoi probleme të mëdha ehde në Abruzzo dhe Lazios. 23 persona u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit mes tyre edhe një i porsalindur pasi dëbora e madhe bllokoi rrugët. Moti i keq ka goditur edhe provincën e Kozencës, me erëra të forta, borë dhe stuhi. Situata më shqetësuese është ajo e bregdetit Tirren, ku stuhitë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në disa zona, shkollat dhe disa do të qëndrojnë të mbyllura deri në përmirësimin e motit. Bora e madhe ka shkaktuar gjithashtu probleme edhe në Siçili, Sardenja ndërsa në Kampanja situata nga përmbytjet mbetet e qëndrueshme.

Moti i keq ka shkatuar probleme edhe në vende të tjera europiane. Reshjet e dendura të borës në jugperëndim të Gjermanisë janë kthyer në probleme serioze për shoferët. Në një sërë zonash, shërbimet rrugore nuk arritën të pastronin rrugën për shkak të erës të fortë dhe autostradat u bllokuan. Situata më e vështirë ishte në Saarland, ku ranë mbi 30 centimetra bore dhe sipas autoriteteve, moti i keq ka sjellë dhjetëra aksidente ku tetë persona u plagosën.

Në Poloni, rreth 300,000 njerëz janë pa energji elektrike pasi reshjet e dendura të borës dhe era e fortë kanë dëmtuar linjat e tensioni të lartë. Kushtet e pafavorshme të motit kanë shkaktuar disa aksidente me vdekje dhe vonesa të trenave, veçanërisht në jug. Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën më shumë se 2000 thirrjeve nga njerëzit të cilët kërkonin ndihmë. Me temperaturat që pritet të bien më tej, autoritetet në të gjithë vendin janë në gatishmëri të lartë.

Në perëndim të Kroacisë, disa zona kanë pësuar një kolaps trafiku për shkak të stuhive të borës dhe erërave të forta. Një sërë rrugësh janë mbyllur dhe trafiku i trageteve është ndërprerë. Reshje të dendura bore kanë rënë në Likë dhe Dalmaci. Në bregdet, stuhitë kanë rrëzuar pemë dhe për pasojë janë dëmtuar automjete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR VRASJE/ Ekstradohen nga Greqia e Belgjika dy shqiptarët (EMRAT)
Previous article PAS MESNATE/ Kiara flet për Butrint Imerin: Ishte dashuria ime e parë! Prej vëmendjes nisnin debate kot

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT