• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUHIA “CIARA”/ Britania “nën pushtetin” e ujit dh erërave të forta, shënohen dy viktima (FOTO+VIDEO)
Home
Nderkombetare

STUHIA “CIARA”/ Britania “nën pushtetin” e ujit dh erërave të forta, shënohen dy viktima (FOTO+VIDEO)

11 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Erërat e forta që goditën Britaninë e Madhe jo vetëm që shkatërruan zonat e banuara, por shkaktuan edhe dy vdekje njerëzish.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një personi 58 vjeçar i cili po voziste një Mercedes i kishte rënë pema duke e lënë pa shenja jete, ndërsa një burrë 77 vjeçar ra përmbys dhe e goditi kokën për akulli.

Siç bëhet e ditur tutje, 58 vjeçari i cili po udhëtonte nga Winchester për në shtëpinë e tij në Micheldever, nga stuhia e fuqishme i kishte rënë pema mbi veturën e tij – e krejt kjo kishte ndodhur rreth orës katër të mëngjesit.

Shërbimet e urgjencës u grumbulluan në vendin e ngjarjes në Clydebank, West Dumbartonshire në Skoci rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, pasi pensionisti ra në kushte të akullta, mirëpo nuk arritën ta shpëtonin.

Pamjet tronditëse të postuara sot tregojnë një tjetër pemë që kishte rënë në dy makina të parkuara në një rrugë në perëndim të Londrës.

Gjithashtu, fotografitë nga kjo pasdite kapën një ekip shpëtimi të cilët u thirrën për të shpëtuar pasagjerët të bllokuar brenda një BMW dhe një Subaru pasi automjetet e tyre u zhytën plotësisht nga uji i përmbytjes në West Mersea, Essex në Angli.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Sipas raportimeve, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, çati, prishjen e hekurudhave, bllokimin e linjave dhe rrëzimin e kabllove të energjisë elektrike, ndërsa më shumë se 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike brenda natës.

Meteorologu Alex Burkill ka thënë se nuk do të jetë kjo stuhi e fundit sepse nuk do të ketë periudhë më të qetë të motit.Kaosi i motit gjithashtu ka rezultuar me një godite të rrufesë në një shtëpi në Helleur Close në Angli, duke shkaktuar dëme në dy prona.

Zjarrfikësit nxituan në incident, ku banorët thanë se kishin dëgjuar ‘një zhurmë të fuqishme’ para se elektriciteti të shpërthejë në të gjithë rrugën. Prizat elektrike shpërthyen dhe interneti zbriti në të gjithë zonën.

Shërbimet e urgjencës thanë që askush nuk ishte lënduar seriozisht, por një banor tha se kishte dëgjuar një zhurmë të shpërthimit, raporton Cornwall Live.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNI KUJDES! Këto janë katër shenjat që tregojnë se po goditeni nga ishemia
Previous article NJËSOJ SI TË ISHTE NË MOSHË TË RE/ Ky është 107 vjeçari që ende i jep Mercedesit të tij me të fejuarën 100 vjeçare

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT